Sipas policisë arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vjedhje e makinave. Por familjet Pajaziti dhe Iseni hedhin poshtë këto akuza.
Të afërmit e tyre thone se janë të pafajshëm dhe ankohen për mënyrën se si janë trajtuar nga policia.
Policia ka arrestuar tre banorë të fshatit Gërçec të Shkupit, Dalip Pajaziti 30 vjeç, Jasmin Pajaziti 18 vjeç dhe Shaqir Iseni 19 vjeç.
Sipas policisë arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vjedhje e makinave. Por familjet Pajaziti dhe Iseni hedhin poshtë këto akuza.
Të afërmit e tyre thone se janë të pafajshëm dhe ankohen për mënyrën se si janë trajtuar nga policia.
Djalin e dërguan në veturë pastaj hynën dhe na tollovitën; atëherë ne filluam të bërtasim por ske edhe kujt ti bërtasësh se ata ishin krejt me armë në dorë. Na kanë ngreh, dërgo në atë dhomë, sjell në këtë dhomë ndërsa vajzën e shtynë pasi që ajo edhe u ankua, deklaroi nëna e Dalipit të arrestuar.
Nuk e dimë ku janë, duhet të tregojnë se ku i kanë fsheh se a janë në stacion policie që mos të bëhemi merak. Ne asnjëfarë lajmi nuk kemi. Unë kam ardhur prej Shkupit të shoh se çka është puna këtu në shtëpinë e motrës, u shpreh një nga familjarët e të arrestuarve.
Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski thotë se arrestimi i tre personave është kryer duke respektuar rregullat me urdhër të gjykatës.