E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prezantimin e librave nga shtëpia botuese gjermane e realizoi përfaqësuesja Andrea Szacz, në bashkëpunim me lektoren austriake Ursula Reitner dhe dekanin doc.dr. Izer Maksuti.
Shtėpia botuese Hueber nga Gjermania nė USHT prezantoi literaturėn pėr mėsimin e gjermanishtes












Në Universitetin Shtetëror të Tetovës këtë javë në Fakultetin Filologjik, në Degën e Gjuhës dhe Letërsi Gjermane, u bë prezantimi i disa librave të shtëpisë botuese Hueber nga Munihu i Gjermanisë, për mësimin e gjuhës gjermane si gjuhë të huaj, njohton Zyra për informim e USHT-së.

Prezantimin e librave nga shtëpia botuese gjermane e realizoi përfaqësuesja Andrea Szacz, në bashkëpunim me lektoren austriake Ursula Reitner dhe dekanin doc.dr. Izer Maksuti.

Szacz i prezantoi në mënyrë të detajuar librat Tangram aktuell dhe Em-neu për nivelin fillestar dhe nivelin e mesëm si dhe materialet ndihmëse si CD, programe, libra shtesë etj. Këto tekste shërbejnë për mësimin modern dhe efikas të gjuhës gjermane sipas metodave më të reja. Ajo sqaroi se si duhet më së miri të përdoren këto libra dhe materiale plotësuese nga ana mësimdhënësve, si dhe me shembuj konkret prezantoi efikasitetin e ushtrimeve dhe teksteve që përmban ky libër si dhe përdorimin e mediave në mësimdhënien e gjuhës së huaj.
Shtëpia botuese Hueber nga Gjermania në USHT prezantoi literaturën për mësimin e gjermanishtes

Të pranishmit asistentët e gjuhës gjermane si dhe studentët e kësaj dege parashtruan pyetje konkrete lidhur me materialin. Andrea Szacz si përfaqësuese e shtëpisë botuese Hueber i dhuroi katedrës së gjuhës gjermane, dy komplete librash, Tangram aktuell dhe Em- neu për nivelin fillestar dhe nivelin e mesëm si dhe disa materiale ndihmëse dhe CD.

Dekani i Fakultetit Filologjik doc. dr. Izer Maksuti theksoi se këto aktivitete janë të rëndësishme pasi lehtësojnë mësimin e gjuhës gjermanë dhe literatura e shtëpisë botuese Hueber aplikon metodat më bashkëkohorë për mësimin e gjermanishtes si gjuhë e huaj

Publikuar: 21.05.2010 | 16:26
Lexuar: 749 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime