E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Si prioritet i tretë, shefi i shtetit e theksoi mundësimin e këmbimit të mendimeve dhe përvojave të të rinjve nga Evropa Juglindore dhe më gjëtë, me qëllim të pjesëmarrjes së tyre në proceset politike dhe reformat demokratike në shoqëritë e tyre, në pajtim me parimet, vlerat dhe standardet e Këshillit të Evropës.
Takim Ivanov - Ēavushogllu















Kryesimi me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, ishte tema qendrore e bisedimeve të sotme të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me kryetarin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Çavushogllu.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, dy bashkëbiseduesit kanë shprehur bindje se Maqedonia do t'i investojë të gjitha përpjekjet për kryesim të suksesshëm dhe produktiv me Këshillin. Presidenti Ivanov, me atë rast ka nënvizuar se përforcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut është prioriteti i parë i kryesimit maqedonas me Këshillin e Evropës, dhe potencoi se është i domosdoshëm avancimi dhe konsolidimi i sistemit të të drejtave të njeriut në nivel nacional dhe evropian. Ai theksoi se në Maqedoni ekziston bashkëjetesë funksionale shumëetnike dhe nënvizoi se prioriteti i dytë i kryesimit maqedonas është që të promovohet dhe të avancojë integrimin e pakicave nacionale në shoqëritë evropiane.

Si prioritet i tretë, shefi i shtetit e theksoi mundësimin e këmbimit të mendimeve dhe përvojave të të rinjve nga Evropa Juglindore dhe më gjëtë, me qëllim të pjesëmarrjes së tyre në proceset politike dhe reformat demokratike në shoqëritë e tyre, në pajtim me parimet, vlerat dhe standardet e Këshillit të Evropës.

Kryetari i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Çavushogllu e ka përshëndetur shkallën e respektimit, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Rpublikën e Maqedonisë, dhe më pas ka shfaqur bindje se vendi do t'i përgjigjet me sukses detyrës përgjegjëse gjatë kryesimit të vet dhe se do të ketë bashkëpunim të sukesshëm në planin e pioriteteve, si dhe në planin e proceseve reformuese në institucionin më të vjetër evropian.

Publikuar: 21.05.2010 | 07:04
Lexuar: 300 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime