Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle e cilësoi vendimin çështje ekzistenciale për Evropën. Më parë ministri i Financave, Wolfgang Schäuble, kishte bërë të qartë se paketa e ndihmës ishte e pashmangshme.
Kancelarja, Angela Merkel, mbërrin në parlament. 21 maj 2010.
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kancelarja, Angela Merkel, mbërrin në parlament. 21 maj 2010.
Bundestagu miratoi me shumicë votash kontributin gjerman për paketën evropiane të ndihmës prej 750 miliardë eurosh. Garancitë gjermane në vlerë prej 148 miliardë eurosh u miratuan me votat e 319 deputetëve.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle e cilësoi vendimin çështje ekzistenciale për Evropën. Më parë ministri i Financave, Wolfgang Schäuble, kishte bërë të qartë se paketa e ndihmës ishte e pashmangshme.
Socialdemokratët dhe të gjelbrit kishin paralajmëruar se do të abstenojnë, ndërsa e Majta votoi kundër. Kryetari i partisë socialdemokrate, Sigmar Gabriel, kritikoi kancelaren gjermane, Merkel: "Që nga fillimi i vitit ju rendni pas realiteteve të tregjeve. Prej kohësh juve ju shtyjnë tregjet, partnerët evropianë, partneri juaj i zgjedhur, liberalët dhe së fundi ju shtyn fraksioni juaj."
Opozita kritikon vendimin
Për shkak se hollësitë e paketës nuk ishin të njohura për të gjithë deputetët, socialdemokratët, E Majta dhe Të Gjelbrit kritikuan shpejtësinë, me të cilën u kërkua miratimi i këtij ligji. Kryetari i fraksionit të socialdemokratëve në parlamentin gjerman, Frank - Walter Steinmeier, u shpreh më parë me tone kritike: "Nuk mund të ketë çek të bardhë për një qeveri, e cila nuk i ka përmbushur detyrimet e saj parlamentare në javët e fundit."
Me qëllim stabilizimin e tregjeve financiare është ngritur në një procedurë shumë të shpejtë një paketë miliardëshe për vendet e eurozonës, që po japin shenja krize. Për këtë arsye ligjin përkatës duhet ta miratojë jo vetëm Bundestagu, por edhe Këshilli i Landeve.
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, udhëton këtë të premte (21.05.) pasdite në Bruksel, ku do të takohet me grupin e punës të ministrave pranë Presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, për të diskutuar forcimin e kritereve të paktit të stabilitetit.
Autor: /dpa, Lindita Arapi, DW/