E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një numër i konsiderueshëm i studentëve tanë, këtë afat do t’i mbrojnë edhe temat e tyre të diplomës, prandaj punëtoria "Si shkruhet punimi i diplomës” mbahet në funksion të profesionalizimit të absolventëve tanë”, tha doc. dr. Izer Maksuti. Në punëtorinë në fjalë, para absolventëve ligjëroi Mr. Stefanie Ullrich, mësimdhënëse dhe lektore e Fondacionit Bosch, në Elbasan të Republikës së Shqipërisë.
USHT organizoi punėtori, me temė:
















Fakulteti Filologjik i USHT-së organizoi punëtori, me temë: ,,Si shkruhet punimi i diplomës”. Dekani i Fakultetit Filologjik, doc. dr. Izer Maksuti, organizatori i kësaj punëtorie, vlerësoi se tema të cilën e prezantojmë sot është e dobishme jo vetëm për studentët e Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, por për të gjithë studentët e USHT-së.

"Të nderuar studentë, në USHT kemi përmbyllur me sukses ligjëratat për vitin akademik 2009/2010 dhe jemi në periudhën e mbajtjes së provimeve të afatit të qershorit.

Një numër i konsiderueshëm i studentëve tanë, këtë afat do t’i mbrojnë edhe temat e tyre të diplomës, prandaj punëtoria "Si shkruhet punimi i diplomës” mbahet në funksion të profesionalizimit të absolventëve tanë”, tha doc. dr. Izer Maksuti. Në punëtorinë në fjalë, para absolventëve ligjëroi Mr. Stefanie Ullrich, mësimdhënëse dhe lektore e Fondacionit Bosch, në Elbasan të Republikës së Shqipërisë.
Si shkruhet punimi i diplomës

Sqarimi i detajuar i formave dhe metodat e shkrimit në punimin e një diplome gjatë ligjëratës së Mr. Stefanie Ullrich ngjalli interesim te studentët e USHT-së.

Drejtuesit e Universitetit premtojnë se aktivitete të këtij lloji do të organizohen edhe në të ardhmen, sepse kontribuojnë në avancimin e procesit mësimor e shkencor dhe ngritjen profesionale të studentëve të të gjithë fakulteteve të USHT-së.

Publikuar: 21.05.2010 | 21:53
Lexuar: 1033 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime