E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Delegacioni i studentëve të USHT-së përbëhej nga Ylber Idrizi, kryetar i grupit të studentëve të Programit studimor të Mjekësisë së përgjithshme, si dhe studentët, Fatlum Aziri, Besir Murtezani dhe Romir Kadriu.
Studentėt e mjekėsisė nė Kongresin ndėrkombėtar shkencor tė  mjekėsisė nė Ohėr





















Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së morën pjesë në Kongresin e 33-të ndërkombëtarë shkencor të mjekësisë, i cili u organizua në qytetin e Ohrit. Në këtë kongres, i cili u organizua nga ana e Asociacionit të studentëve të mjekësisë nga Shkupi, morën pjesë edhe studentë të mjekësisë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Serbia.

Delegacioni i studentëve të USHT-së përbëhej nga Ylber Idrizi, kryetar i grupit të studentëve të Programit studimor të Mjekësisë së përgjithshme, si dhe studentët, Fatlum Aziri, Besir Murtezani dhe Romir Kadriu.

Udhëheqësi i delegacionit të studentëve të USHT-së, Ylber Idrizi, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve theksoi: ,,Është kënaqësi e madhe që jemi këtu, në mesin e një numri kaq të madh të studentëve. Me këtë rast dëshiroj të shpreh gatishmërinë tonë si studentë, për bashkëpunim në mes universiteteve të rajonit.
Studentët e mjekësisë në Kongresin ndërkombëtar shkencor të  mjekësisë në Ohër

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, gjatë punimeve të kongresit, morën pjesë në prezantime, ligjërata, si dhe në mënyrë aktive u angazhuan në punën praktike të punimit të prof. dr. Mirko Spirkovski, i cili në shenjë mirënjohje, studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së u ndau diploma.

Studentët e USHT-së, po ashtu morën pjesë edhe në disa trajnime teorike dhe praktike të organizuara nga Spitali Filipi II.

Në ditën e fundit të Kongresit të 33-të ndërkombëtar shkencor të mjekësisë, studentëve të FSHM-USHT iu ndanë mirënjohje për kontributin dhe punën e suksesshme që treguan gjatë mbajtjes së këtij kongresi.

Publikuar: 21.05.2010 | 21:58
Lexuar: 832 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime