E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Inspektorët e Drejtorisë për ushqim sot i filluan inspektimet e tregjeve të gjelbërta në vend. Verifikojnë se nëpër tezga dhe në dyqanet ushqimore respektohet praktika e mirë prodhuese dhe higjienike, gjegjësisht se nëse operatorët me ushqim e implementojnë sistemin HACCP, që prej dje është detyrim ligjor.
Inspektimet pėr HACCP-in



"Qëllimi i këtij aktiviteti është parandalimi, e jo inspektimi. Do u themi të gjithë operatorëve me ushqim se cilat detyrimet e tyre ligjore, çka duhet të bëjnë për praktikë të mirë prodhuese dhe higjienike dhe do t'i informojnë për rëndësinë praktike të HACCP-it", deklaroi Bozhi Petreski, udhëheqës i Sektorit për prodhim dhe qarkullim të ushqimit pranë Drejtorisë, pasi që vizitoi disa dyqane dhe tezga të Tregut të Gjelbër.

Duke pasur parasysh se objektet janë kategorizuar sipas rrezikut, tha Petreski, mbikqyrja më e madhe inspektuese do të kryhet në ato që merren me prodhimin e ushqimit dhe me import.

Sipas tij, nëpër tezga mund të shiten vetëm prodhime bujqësore, pemë dhe perime, si dhe lloj të caktuar të ushqimit të paketuar për të cilën nuk nevojiten kushte të posaçme për ruajtje.

Subjektet juridike që menaxhojnë me tezgat duhet t'i përmbushin disa kushte të caktuara, para së gjithash, të jenë të regjistruar në Drejtorinë për ushqim. Në kontratat që i nënshkruajnë me biznesmenët - operatorët, madje, duhet saktë të qëndrojë se çka do të shesin nëpër tezga, e çka në dyqane.

"Në tregjet më së shpeshti shitet ushqim me preardhje të panjohur dhe kjo është pjesa më e keqe. Në dyqani nuk ka shënim se prej nga e furnizon, nëse nuk ka certifikata për konstatimin analitik, atëherë nuk mund të të jetë i sigurt se çka ofron, e as konsumatori nuk do të dijë se çka blen", tha Petreski.

Ai edhe një herë përkujtoi se mosimplementimi i HACCP-it do të tolerohet deri më 1 maj të këtij viti. Në katër muajt e parë shërbimet inspektuese vetëm do të paralajmërojnë, e pastaj fillon me shqiptimin e dënimeve konkrete.

"I përkujtojnë tregtarët në detyat e tyre ligjore. Duhet të dijnë se, në pajtim me Ligjin, gjobat janë të mëdha. Gjoba maksimale për subjektet juridike është 3.000 euro, ndërsa është paraparë edhe mbyllja e objekteve prej gjashtë muaj deri dy vite, si dhe ndalesë për kryerjen e veprimatrisë deri në dy vite, varësisht nga kundërvajtja"; theksoi Petreski.

Të dhënat e fundit tregojnë se HACCP-in deri më tani e kanë vendosur rreth pesë për qind e firmave dhe tregtarëve.

"Besoj se deri më 31 maj kapacitetet prodhuese në Maqedoni do ta implementojnë HACCP-in. Nëse 200 konsalting firma veçse e kanë filluar procesin e implementimit", përmendi Petreski.

Muajin e kaluar inspektorët e Drejtorisë për ushqim kanë kryer inspektim në 90 objekte

Publikuar: 03.01.2009 | 09:46
Lexuar: 841 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime