E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria në seancën e fundit e miratoi Programin vjetor për ndërtim, rikonstruktim, mbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore në RM për vitin 2009, ndërsa prioritete janë korridoret 8 dhe 10.
Miratohet Programi pėr ndėrtim tė infrastrukturės rrugore





Planifikohet ndërtimi i akseve rrugore Radovish - Strumicë, Gradsko - Ura e Lenit - Prilep, rruga deri te qendra për skijim Kozhuv, Vodno e Mesme - Qyteti i Diellit, qarkorja rreth Ohrit, nyja rrugore Kërklino në hyrje të Manastirit, pjesa në gjatësi prej tetë kilometrave në Poreçe, rivitalizimi i pjesës rrugore Tetovë - Jazhincë, Kuklish - Bansko, nyjet për lidhje të zonës teknologjike-industriale 2 dhe të zonës në Tetovë.

Për pjesën më të madhe të këtyre rrugëve janë shpallur tenderë dhe pritet pas fazës së evaluacionit, në shkurt të nënshkruhen marrëveshjet për ndërtim, ndërsa deri në fund të vitit pjesa më e madhe e tyre të ndërtohen.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski theksoi se në shkurt duhet të fillojë rikonstruktimi edhe i 11 akseve rrugore rajonale me një pjesë të parave të siguruara nga Banka Botërore, për çka tenderët janë në fazë të evaluacionit, ndërsa më së voni deri në mars të fillojë ndërtimi. Në mars duhet të fillojë edhe realizimi i projektit për rrugë lokale për çka mblidhen të dhëna nga komunat.

Janakievski informoi se në këtë segment problem është cilësia e dobët e projekteve, me të cilat konkurrojnë komunat deri në Agjencinë për rrugë shtetërore, si edhe procedura për zgjedhje të projekteve prioritare, e cila që të shpallet, nevojiten minimum 15 deri 20 projekte për rajon.

Aksi rrugor Kumanovë-Tabanovc nga Korridori 10, ndërtimi i të cilit veçmë ka filluar, duhet të intensifikohet gjatë këtij viti, ndërsa qarkorja rreth Shkupit duhet të mbarojë në mars me vendosjen e shtresës së fundit të rrugës. Pjesa Demir Kapi - Smokvicë e Korridorit 10 do të punohet në vitin 2010, ndërsa në shtator të këtij viti do të fillohet me blerjen e tokës, informoi ministri Janakieski.

Publikuar: 03.01.2009 | 09:54
Lexuar: 944 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime