E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mjetet që Banka për zhvillim në kuadër të KE-së ia ndan Maqedonisë, siç potencoi Stavreski, janë edhe një konfirmim se reformat në këtë segment dhe angazhimet e Maqedonisë janë konfirmuar edhe nga ana e trupit më të lartë drejtues të kësaj banke dhe janë edhe një vërtetim se bakat evropiane e shprehin mbështetjen e Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve.
Banka pėr zhvillimi nė kuadėr tė KE-sė, kredi Maqedonisė prej 46 milionė eurove








Këshilli administrativ i Bankës për zhvillim në kuadër të Këshillit të Evropës i miratoi kredi Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 46 milionë eurove, për rikonstruimin e institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, implementuese e së cilës do të jetë Drejtoria për kryerjen e sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i Financave Zoran Stavreski, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se vlera e përgjithshme për realizimin e Projektit për rikonstruimin e institucioneve ndëshkuese përmirësuese është 52 milionë euro, nga të cilat 46 milionë euro për kredi nga Banka për zhvillim në kuadër të KE-së, rreth 2,5 milionë euro janë siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, ndërsa mjetet e tjera janë siguruar nga IPA programi për vitin 2009 dhe 2010, si dhe nga Fondi për projekte të infrastrukturës dhe Qeveria norvegjeze.

Mjetet që Banka për zhvillim në kuadër të KE-së ia ndan Maqedonisë, siç potencoi Stavreski, janë edhe një konfirmim se reformat në këtë segment dhe angazhimet e Maqedonisë janë konfirmuar edhe nga ana e trupit më të lartë drejtues të kësaj banke dhe janë edhe një vërtetim se bakat evropiane e shprehin mbështetjen e Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve.

"Kushtet nën të cilat janë fituar mjetet janë jashtëzakonisht të volitshme. Afati i pagesës së kredisë është deri në 20 vjet, me grejs periudhë deri në pesë vjet. Shkalla e kamatës është jashtëzakonisht e ulët reth 1,2 për qind. Këto janë kushtet më të mira të mundshme të cilat mund të merren në treg në kohëra të këtilla të krizës", tha ministri Stavreski.

Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski theksoi se realizimi i këtij projekti do të kontribuojë për ndryshimin e pamjes së burgjeve në Maqedoni, gjegjësisht do të sigurohen kushte për funksionimin e burgjeve sipas standardeve evropiane, risocializimit dhe veprimit human me persona të dënuar dhe krijimin e kushteve optimale për qëndrim dhe punën e të punësuarve dhe të dënuarve në burgjet, përforcimin e shërbimeve shëndetësore dhe kujdesin për shëndetin, punësimin e kuadrove të reja dhe edukimin e tyre.

Projekti për rikonstruimin e INP në Maqedoni përfshin ripërtëritje, renovim dhe ndërtim të objekteve të reja në SHNP Idrizovë, shtëpinë edukative-përmirësuese Tetovë, si dhe në burgjet Shkup dhe Kumanovë.

"Me Projektin parashihet zgjerimi i SNP-së Idrizovë me sipërfaqe ndërtimore prej 43.000 metra katrorë, nërsa kapaciteti i tanishëm prej 900 vende do të zmadhohet për 1.510 persona. Do të ndërtohet sërish shtëpia edukative-përmirësuese Tetovë me sipërfaqe prej 2.640 metra katrorë, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i institucionit do të jetë 634 të dënuar dhe persona të arrestuar, ndërsa do të përfundojë edhe ndërtimi i burgut të Kumanovës me objekte me sipërfaqe të përgjithshme prej 5.500 metra katrorë dhe kapacitet prej 250 personave", sqaroi ministri i Drejtërisë.

Pë realizimin e Projektit është përgatitur dokumentin arkitektoni-urbanistik dhe janë përgatitur projekte urbanistike dhe ideore për katër institucionet. Punët ndërtimore në katër institucionet do të fillojnë nga gjysma e parë e vitit 2011, ndërsa është paraprë Projekti të realizohet deri në vitin 2015.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë për realizimin e këtij projekti filloi nga plotësimi i standardeve të përcaktuara në Rregullat evropiane për burgjet e Këshillit të Evropës, Rregullat standarde minimale për veprim me të burgosurit e OKB-së dhe Konventën për parandalimin nga tortura dhe sjellja jonjerëzore.

Publikuar: 22.05.2010 | 02:29
Lexuar: 657 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime