Kryetari i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuj deklaroi se debati e ka treguar qartë konsensusin e gjërë për vendosjen si të sanksioneve financiare, ashtu edhe të atyre politike.
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian mbrëmë në Bruksel arritën marrëveshje se duhet të vendosen sanksione më të ashpra për vendet të cilat i shkelin rregullat financiare, me qëllim që të parandalohet grumbullimi i borxheve të tepruara, të kthehet besimi i tregjeve financiare dhe të vihet nën kontroll kriza debitore e cila po i kanoset euros.
Kryetari i Këshillit të BE-së, herman Van Rompuj deklaroi se debati e ka treguar qartë konsensusin e gjërë për vendosjen si të sanksioneve financiare, ashtu edhe të atyre politike.
Van Rompuj nuk paraqiti kurfarë të dhënash për sanksionet e reja, duke pasë parasysh se përfaqësuesit e qeverive të vendeve-anëtare të BEs-ë, të Bankës qendrore evropiane dhe të Komisionit Evropian sapo e filluan punën për ndryshimin e rregullave buxhetore të Unionit, të cilat deri më tani mjaft janë lënë pas dore.
Liderët e BEs-ë do të duhej të sjellin vendim për reformat afatgjate në samitin në muajin tetor.