E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ka vendosmëri dhe vullnet të padiskutueshëm që në përputhje me ligjet, gjykatat e Kushtetutën t'i jepet përgjigje dinjitoze kërkesave të cdo qytetari të Shqipërisë. Mendoj se qeveria në përputhje me përcaktimet kushtetuese, ligjore është e gatshme për cdo kompromis normal, pa asnjë lloj hezitimi" - tha Berisha.
Berisha: Zgjidhja e krizės bėhet pėr dy javė, sipas Kushtetutės







Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot( një ditë pas kthimit nga Strasburgu) se ka vullnet për zgjidhjen e krizës politike.

Sipas Berishës brenda dy javëve që ndërkombëtarët kanë lënë si afat do të ketë dialog mes palëve, ndërkohë që do të shfrytëzohen të gjitha rrugët ligjore që do të shpien në gjetjen e një zgjidhjeje.

"Ka vendosmëri dhe vullnet të padiskutueshëm që në përputhje me ligjet, gjykatat e Kushtetutën t'i jepet përgjigje dinjitoze kërkesave të cdo qytetari të Shqipërisë.

Mendoj se qeveria në përputhje me përcaktimet kushtetuese, ligjore është e gatshme për cdo kompromis normal, pa asnjë lloj hezitimi" - tha Berisha.

Ai ka theksuar se përvec kushtetues, ligjeve dhe vendimeve të gjykatave është i gatshëm të lëshojë në cdo pikë.

"Nuk ka vakum ligjor, gjërat janë qartësisht të përcaktuara, është e rëndësishme që cilido që dëshiron të përfitoj nga hapësirat e mëdha që krijojnë ligjet e vendit dhe kushtetuta mund ta bëjë. Vlerësoj cdo përpjekje të cilitdo që të përfitojë nga ato që garantojnë ligjet. Ligjo garanton plotësisht shqyrtimin nga secili të materialit zgjedhor të arkivuar sipas rregullave dhe cdo të drejtë tjetër që ligji i njeh dikujt"- tha ai.

Deklarata eshte bere pas nje konference per Arsimin, ku merrnin pjese ministrat e vendeve te Rajonit.

Publikuar: 22.05.2010 | 16:22
Lexuar: 203 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime