E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ose popullin e konsiderojnë të frustruar seksualisht dhe primitiv, që t'i joshin për lexues të 'bythëve' e 'sisave', si kamionxhinjtë me fytyrat e manikeneve cullake te balli i kamionit, të cilat i shfrytëzojnë për të mbërritur më shpejt në rrugën e gjatë, rruga u bëhet më e lehtë duke e imagjinuar se në të njejtin kamion me ta po udhëton me marrë mall n'Gjermoni edhe gjoksi i Pamela Anderson-it.
Revolucioni i vonuar seksual!







Kimete BERISHA

Shumica e botuesve dhe redaktorëve të gazetave e portaleve shqiptare duken të frustruar seksualisht, gati-gati si manjakë seksual që e shesin ilegalisht pornografinë e huaj nën të njejtn kulm me lajmet e politikës dhe kulturës kombëtare të vendit.

Ose popullin e konsiderojnë të frustruar seksualisht dhe primitiv, që t'i joshin për lexues të 'bythëve' e 'sisave', si kamionxhinjtë me fytyrat e manikeneve cullake te balli i kamionit, të cilat i shfrytëzojnë për të mbërritur më shpejt në rrugën e gjatë, rruga u bëhet më e lehtë duke e imagjinuar se në të njejtin kamion me ta po udhëton me marrë mall n'Gjermoni edhe gjoksi i Pamela Anderson-it.

Shumica e gazetave dhe portaleve shqiptare duken si dhoma të shtëpive publike, që në ambientet e tyre mbi tavolina kanë vendosur gazeta nacionale dhe e kanë TV-në e ndezur ku jepen lajmet qendrore të vendit.

Politika 'e seksit' dhe gazetat janë në shërbim të prostitucionit dhe pornografisë!

Shumica e portaleve e gazetave në çastin kur i hap ta kthejnë shpinën dhe të flasin me bytha të grave, thuajse këta lexues janë huduma që politika redaktuese e gazetave do t'i shërojë nga impotenca personale.

Kur në botën perendimore ka ndodhur 'revolucioni seksual', nga vitet 60'-ta deri pas vitete të 80'-ta, shqiptarët nuk kanë luftuar për 'lirinë seksuale' por për lirinë kombëtare.

Tash që u ka ardhur dita, i kanë përzier të gjitha llojet e lirive në një vend dhe pse mos me shfrytëzu edhe të drejtën fiziologjike që të pëshurresh në momentin kur të pshton, e jo kur të vjen mundësia ta bësh shurrën.

Liria i ka kufinjtë e saj, të cilët kush i tejkalon bëhet manjak i çmendur.

Gazetat janë bërë shtëpia e përbashkët e politikanëve, shkrimtarëve, artistëve, prostitutave, striptizereve, e manjakëve të shumtë seksual, botuesit e të cilave (do meshkuj t'këqij), e fituan luftën e 'klasave', duke i prezantuar si vlerë e duke i barazuar politikën me pornografinë.

Po as botuesit s'e kanë kollaj me lexuesit tanë.

Se, nëse provon ta bësh një gazetë 'Amori' dedikuar vetëm për pornografi, nuk të shitet sepse mungon politika.

Dhe, anasjelltas: nëse e shet politikën pa pornografi të shitet pak me zor, sepse ata meshkujt e papërjetuar, duke 'lexuar' cullakun e vajzave, e lexojnë pahiri edhe naj titull politik, e informohen seksualisht për të qenë në rregull politikisht.

Lexuesi që joshet seksualisht, i qëndron besnik gazetës që ia di hallin atij.

P.S. Po, shqiptari pa e nënçmu' femrën nuk i qetësohet shpirti.

Prandaj ti sheh diskriminim ndaj femrave edhe në 'revolucionin e vonuar seksual' të shqiptarëve që po realizohet nëpër gazeta.

Edhe meshkujt i reklamojnë e i shesin për fotografi e për gjëra tjera prapanicat e tyre, milion meshkuj shërbejnë si model bukurie fizike e seksuale, por ndaj tyre botuesit (meshkuj) shqiptarë, prej xhelozisë tradicionale, zbatojnë censurë dhe fotografitë e tyre me bytha kërrc e cullak nuk ua ofrojnë lexueseve femra që t'i vrojtojnë, shikojnë, analizojnë, krahasojnë me shoqi-shoin, dhe t'i pëlqejnë!

A kanë menduar botuesit shqiptarë të gazetave se shumica absolute e femrave nuk duan të shikojnë prapanica të femrave zdralajka, por duan të shohin meshkuj të pashëm, me trupa të bukur, pa bark!

Gazetat shqiptare mbesin të gjinisë mashkullore derisa kujdesen vetëm për meshkujt e frustruar seksualisht, dhe derisa i shfrytëzojnë falas organet seksuale femërore për ta shëruar impotencën e lexuesit të frustruar!

Shërohu ti, botues i dashur gazete!

Publikuar: 14.11.2014 | 20:02
Lexuar: 1885 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime