Vendimi i këtij djaloshi për të provuar arritjen në majën më të lartë të botës ka shkaktuar debate të nxehta në botën e alpinizmit lidhur me pasojat që mund ti lë një sfidë e tillë me rrezik jete në fëmijën në rritje. Nga mbi 4 000 alpinistë, të cilët nga viti 1953 e deri tash janë ngjitur në Mont Everest, të paktën 216 kanë përfunduar me vdekje.
Djaloshit 13-vjeçar amerikan Jordan Romero nga Kalifornia i është realizuar ëndrra. Ai ka arritur në majë të malit më të lartë në botë, Mont Everest në lartësi prej 8 848 metrave dhe kësisoj është bërë alpinisti më i ri në histori që ka arritur këtë sukses.
Deri tash rekordin e moshës më të re për ngjitje në Everest e mbante 15 vjeçarja nga Nepali Ming Kipa, arritur në vitin 2003.
Mediet e huaja raportojnë se Romero pas artisjes në majë ka thirrur me telefon satelitor në Kaliforni dhe ka thënë: "Nënë, po të thërras nga maja e botës".
Vendimi i këtij djaloshi për të provuar arritjen në majën më të lartë të botës ka shkaktuar debate të nxehta në botën e alpinizmit lidhur me pasojat që mund ti lë një sfidë e tillë me rrezik jete në fëmijën në rritje. Nga mbi 4 000 alpinistë, të cilët nga viti 1953 e deri tash janë ngjitur në Mont Everest, të paktën 216 kanë përfunduar me vdekje.
Romero është ngjitur në verest bashkë me tre sherpa vendës, babanë Paul, një alpinist dhe shpëtimtar i rryer, si dhe me partneren e babait të tij Karen Lundgren, gjithashtu një alpiniste me përvojë të madhe. Ai është ngjitur nga ana kineze, pasi Kina nuk parasheh kufi moshe për ngjitje në maja malore. Alpinisti fëmijë Romero synon që në tentimin e ardhshëm të ngjitet në majën Mont Vinson në Antarktik.