E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ngjarja ka krijuar panik te personat që ndodheshin në shkollë, ndërkohë që arrestimi i djaloshit është bërë rreth 4 orë pas ngjarjes, në një shtëpi të braktisur në lagjen "Xhevdet Nepravishta" të qytetit.
14-vjeēari qėllon me armė mėsuesin












Grindet me mësuesin në shkollë e më pas qëllon me armë për ta frikësuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ndërsa protagonist është një nxënës i shkollës 9-vjeçare "Liri Kazazi". Burime nga policia bëjnë të ditur se ndaj adoleshentit janë ngritur akuzat e "plagosjes së lehtë me dashje", "armëmbajtjes pa leje" dhe "prishjes së qetësisë publike".

Ngjarja ka krijuar panik te personat që ndodheshin në shkollë, ndërkohë që arrestimi i djaloshit është bërë rreth 4 orë pas ngjarjes, në një shtëpi të braktisur në lagjen "Xhevdet Nepravishta" të qytetit.


Ngjarja

Gjatë ditës së djeshme, 14-vjeçari D.Ç. është grindur me një nga mësuesit e tij. Shkak për këtë grindje mësohet të ketë qenë fakti që i riu ka shkruar disa fjalë jo të përshtatshme në dërrasën e zezë gjatë pesëminutëshit të pushimit mes orëve të mësimit.

Në këtë kohë ai është vënë re nga mësuesi kujdestar, çka si pasojë ka sjellë edhe një grindje mes tyre. Mësohet se djaloshi, i cili kishte edhe një dry në dorë, ka qëlluar me të drejt mësuesit të tij, i cili është shmangur dhe send i fortë ka goditur një tjetër mësues në kyçin e këmbës.

Më pas ai është larguar nga shkolla, ka marrë një armë tip çifte, me grykë të prerë dhe më pas i është afruar shkollës duke qëlluar me armën një herë në ajër. Më pas ai është larguar duke u fshehur. Një gjë e tillë ka krijuar panik tek mësuesit dhe tek nxënësit, ndërkohë që është njoftuar edhe policia.


Hetimi

Uniformat blu të Lushnjës kanë nisur marrjen në pyetje të të pranishmëve, si dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Burime nga policia bëjnë të ditur se 14-vjeçari është arrestuar rreth 4 orë pas ngjarjes në një shtëpi të braktisur në lagjen "Xhevdet Nepravishta", ndërkohë që gjetja e tij është bërë falë një nxënësi të shkollës, pasi djaloshi nuk kishte shkuar në shtëpi pas ngjarjes dhe prindërit nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.

Gjatë marrjes në pyetje djaloshi ka rrëfyer se armën e kishte gjetur disa kohë më parë në një shkurre dhe e kishte lënë aty. Pas grindjes me mësuesin ai ka shkuar dhe e ka marrë armën e më pas ka qëlluar.

Burime të policisë shprehen se arma ishte e ndryshkur. Më pas i riu e kishte marrë armën dhe e kishte fshehur në një gropë pranë një shtëpie të braktisur, duke e mbuluar me dhe, si dhe ferra. Ai ka qëndruar në atë shtëpi derisa është gjetur nga policia.

Shokët e 14-vjeçarit kanë dëshmuar se i riu ka qëlluar në ajër në një largësi prej 250-300 metrash nga shkolla, lart në kodër, pa rrezikuar jetën e tyre. Nisur nga mosha e djaloshit, i cili sapo ka kaluar të 14-at, është vendosur hetimii tij në gjendje të lirë, ndërkohë që mbi të rëndojnë tre akuza:

"armëmbajtje pa leje", "prishje e qetësisë publike", si dhe "plagosje e lehtë me dashje". Bëhet e ditur se mësuesi i dëmtuar në këmbë ka marrë mjekimin në urgjencë dhe më pas i është drejtuar banesës së vet pa probleme.

Lidhur me armën, alibia e të riut se e ka gjetur atë në një ferrë, sipas bluve, bëhet e besueshme për faktin se pranë vendit ku pretendohet se është gjetur arma ndodhet ish-reparti ushtarak, si dhe arma ishte e ndryshkur dhe e papërdorur prej kohësh.

Publikuar: 22.05.2010 | 18:35
Lexuar: 517 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime