Në aeroplanin Boing 737 kanë udhëtuar 160 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Ai është coptuar në pjesë në grykat e pyllit, pasi nuk e ka qëlluar pikën për aterim të sigurt të pistës së aeroportit në Mangalor.
Shpëtimtarët i nxorën trupat e djegur të 100 udhëtarëve të vdekur të aeroplanit Boing 737-800 të "Er India" që u rrëzua sot në mëngjes në afërsi të qytetit indian Mangalor, në shtetin Karnataka në jug të Indisë.
Sipas informacioneve më të reja, shtatë persona e kanë mbijetuar fatkeqësinë dhe për momentin po shërohen në spitalet në Mangalor. Gjasat janë të vogla për të mbijetuar të tjerë.
Shumica e viktimave janë djegur deri në pamundësi për t'i njohur. Në vendin e fatkeqësisë janë dërguar 40 automjete të ndihmës së shpejtë të cilat duhet t'i dërgojnë trupet deri në morgjet e spitaleve lokale.
Në aeroplanin Boing 737 kanë udhëtuar 160 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Ai është coptuar në pjesë në grykat e pyllit, pasi nuk e ka qëlluar pikën për aterim të sigurt të pistës së aeroportit në Mangalor.
Zëdhënësi i aviokompanisë Xhitender Bhargava, deklaroi se aeroplani ka ateruar me shpejtësi më të madhe dhe ka dalë nga pista, duke hyrë në pyll në afërsi të aeroportit. Në momentin e tragjedisë ka rënë shi por sipas tij, "akoma është herët të bëhen konstatime për shkaqet e fatkeqësisë".
Paraprakisht, burime policore deklaruan se është i mundur gabim i pilotit.
"Aeroplani ra në pyell, para se të rrëzohet fluturakja filloi fuqishëm të dridhet dhe u dëgjua një zhurmë e fuqishme" deklaroi njëri nga të mbijetuarit.
"Aeroplani u lëshua në tokë, por fuqishëm ktheu anash, u dëgjua një zhurmë e fuqishme, filloi të dridhet fuqishëm dhe aeroplani u shkatërruar në pjesë. Unë kërceva dhe vrapova rreth 500 metra. Pastaj aeroplani u ndez", deklaroi për televizionin lokal Omar Faruk. Sipas tij, të gjitha vendet në aeroplan kanë qenë të mbushura, nëdrsa në mesin e udhëtarëve ka pasur edhe fëmijë.
Piloti dhe bashkëpiloti i aeroplanit të udhëtarëve "Er India", kanë qenë me përvojë, secili prej tyre janë me nga disa mijë orë fluturim, kumtoi aviokompania.
Piloti-komandant Zllatko Gllushica, shtetas britanik me origjinë serbe dhe bashkëpiloti H.S. Aluvalia humbën jetën në fatkeqësinë.
Fluturimi në Mangalor konsiderohet i rëndë, pasi që aeroporti është i vendosur në kodër, i rrethuar me gryka të thella vetëm 30 metra nga pista.
Askush në aeroplan nuk ka dhënë shenjë për fatkeqësinë para vetë katasrofës. Gjatë afrimit të aeroplanit nga pista ka rënë shi, por dukshmëria ka qenë gjashtë kilometra, që është mjaft, theksoi zëdhënësi i "Er India".
Njëri nga drejtorët e "Er India", Anup Shrivastava deklaroi se aeroplani Boing 737 ka qenë i ri, nuk ka pasur probleme teknike dhe ka qenë në përdorim dy vjetë e gjysmë.
Në ndërkohë, në vendin e fatkeqësisë së aeroplanit Boing 737-800 është gjetur njëra nga kutitë e zeza, kumtoi një përfaqësues i "Er India". Ajo do t'u dorëzohet ekspertëve për studim, theksoi ai.
Për pjesëmarrje në hulumtimin e fatkeqësisë në Indi do të arrijë një grup ekspertësh nga kompania amerikane Boing.
Një grup ekspertësh shkuan edhe nga Mumbai për në Mangalor, që t'i hetojë shkaqet e tragjedisë.