Ne fakt ky nuk eshte nje qendrim i ri, pasi formula eshte diskutuar edhe pas darkes se Strazburgut. Por dialogu ka ngecur pikerisht tek ligji te cilit i referohet mazhoranca, sipas te cilit fletet e votimit asgjesohen pas hapjes se kutive te materialeve, pike qe kundershtohet nga opozita.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se eshte gati per nje marreveshje per hapjen e kutive te dokumentacionit zgjedhor, nderkohe qe per hapjen e kutive te fleteve te votimit ai tha se duhet te repektohet ligji dhe kushtetuta e vendit.
Ne fakt ky nuk eshte nje qendrim i ri, pasi formula eshte diskutuar edhe pas darkes se Strazburgut. Por dialogu ka ngecur pikerisht tek ligji te cilit i referohet mazhoranca, sipas te cilit fletet e votimit asgjesohen pas hapjes se kutive te materialeve, pike qe kundershtohet nga opozita.
Berisha: Ka nje vendosmeri dhe vullnet te padiskutueshem, qe, ne perputhje me Kushtetuten,ligjet dhe vendimet e gjykatave te ketij vendi, te cilat mundesojne tu jepet pergjigje dinjitoze kerkesave te cdo force politike dhe cdo qytetari te Shqiperi.
Pyetje: A do tju mjaftojne 2 jave apo do te kerkoni kohe shtese?
Berisha: Une mendoj se qeveria ne perputhje me te gjithe percaktimet kushtetuese dhe ligjore te vendit, eshte e gatshme per cdo kompromis normal. Nuk ka asnje lloj hezitimi.
Pyetje: Cilat jane pikat qe mund te leshoni?
Berisha: Pervec kushtetutes, ligjeve dhe vendimeve te gjykatave, une leshoj cdo pike. Une nuk di ndonje pike, ku une nuk mund te leshoj. Ne te gjitha sipas ketyre percaktimeve. Nuk ka vakuum ligjor. Gjerat jane qartesisht te percaktuara Eshte e rendesishme qe, cilido qe deshiron, te perfitoje nga hapesirat e medha qe krijojne ligjet e vendit, kushtetuta e vendit dhe vendime te tjera. Une kam besim se kjo do te ndodhe. Une vleresoj cdo perpjekje te cilitdo qe te perfitoje nga ato cka garantojne ligjet. Ligji garanton plotesisht dhe teresisht shqyrtimin nga secili prej jush, nga secila force politike te materialit zgjedhor, te arkivuar sipas rregullave ne arkive. Dhe cdo te drejte tjeter te cilen ligji i njeh dikujt, une kam provuar se i respektoj lirite dhe te drejtat e cdo njeriu, i respektoj ato me vendosmerine me te madhe.
Rama: Kutite do te hapen
Kryetari i Partise Socialiste shprehu sot besimin se zgjidhja e krizes nuk do te vonoje, duke theksuar se kutite do te hapen, ndersa metodologjia mbetet ende per t'u percaktuar. Rama nuk perjashtoi, qe gjate dy javeve te dhena nga nderkombetaret per reflektim, te kete nje takim me kryeministrin Berisha.
Ne nje takim me gazetaret pas kthimit nga Strasburgu ku ne mbremjen e 20 majit u zhvillua darka e famshme me nderkombetaret ne restorantin 'Crocodile', Rama theksoi se tashme eshte e qarte se te gjithe Ruzhdiet e Shqiperise nuk do te mbeten me ne erresiren e kutive te mbyllura.
"Ka nje diskutim ende per te percaktuar ceshtjen e fleteve te votimit, per te cilat ka debat dhe palet jane ende larg, por ne jemi te hapur per te gjetur nje zgjidhje edhe ne kete pike", u shpreh Rama.
Kryesocialisti njoftoi se gjate javes se ardhshme do te kete zhvillime intensive politike, pasi priten ne Tirane te derguarit nderkombetare, per te cilet me pare u fol se do te diskutojne me ekspertet ligjore te te dy paleve.
Rama theksoi se palet nuk duhet te luajne ne kushtet kur eshte vendosur nje afat qe ka nje kuptim ultimativ per t'i dhene zgjidhje perfundimtare kesaj krize qe thellohet perdite.
"Sot jemi ne piken me kulmore te perpjekjes sone te veshtire, jemi ne nje stacion shume te rendesishem te rruges sone te mundimshme ne nje moment kur i kemi te gjitha arsyet te besojme se e gjithe kjo perpjekje dhe e gjitha kjo rruge ia ka vlejtur si nje deshmi shume e rendesishme per te arritur ne nje rezultat konkret", u shpreh Rama.