Xhet Travolta, fëmija më i madh i aktorit të njohur Xhon Travolta vdiq në Bahami, ndërsa akoma nuk janë bërë të njohura shkaqet për vdekjen e tij. Xhet është djal i Travoltës dhe i aktores Keli Preston, ndërsa ata e kanë edhe vajzën Eli Blu, e lindur në vitin 2000.
Xhet Travolta, fëmija më i madh i aktorit të njohur Xhon Travolta vdiq në Bahami, ndërsa akoma nuk janë bërë të njohura shkaqet për vdekjen e tij.
Siç kumtoi avokati i familjes, Majkëll Osi, gjashtëmbëdhjetë vjeçari Xhet Travolta dje ka marrë sulm në shtëpinë familjare në Bahami, ku ka qenë për pushime me prindërit e tij.
Xhet është djal i Travoltës dhe i aktores Keli Preston, ndërsa ata e kanë edhe vajzën Eli Blu, e lindur në vitin 2000.
Tash për tash nuk është bërë e ditur çka e ka shkaktuar vdekjen e adoleshentit. Travolta në të kaluarën ka deklaruar se djali i tij vuan nga sindromi kavasaki, i cili shpesh shkakton sëmundje të zemrës.