E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Formulari i ri online për vizë jo emigruese DS-160 zëvendëson formularët e deritanishëm DS-156, DS-157 dhe DS-158. Lauren May, konsulle në ambasadën amerikane ne Shkup tha për ALSAT se aplikimi online për vizë, përshpejton procedurën rreth kualifikimit të aplikantëve.
Online aplikoni pėr viza Amerikane











Nga 1 qershori, të gjithë ata që duan të pajisen me vizë për në SHBA, duhet të aplikojnë vetëm në formë elektronike në këtë faqë interneti https://ceac.state.gov/genniv/ për të mbushur formularin. Me rëndësi është që aplikantët të bëjnë kujdes që të zgjedhin lokacionin e ambasadës.

Formulari i ri online për vizë jo emigruese DS-160 zëvendëson formularët e deritanishëm DS-156, DS-157 dhe DS-158. Lauren May, konsulle në ambasadën amerikane ne Shkup tha për ALSAT se aplikimi online për vizë, përshpejton procedurën rreth kualifikimit të aplikantëve.

“E vetmja gjë që është ndryshuar është forma aplikuese, kur njerëzit vijën në intervistë duhet të marrin me vete pasaportën dhe vetëm një fletë konfirmuese, dhe ne kërkojmë që të gjithë aplikantët të marrin me vete fotografi, edhe pse kur e kanë mbushur formularin online, kanë vendosur fotografinë në letrën aplikuese. Ne kërkojmë që të sjellin me vete foto. Nëse për ndonjë arsye ndokush nuk mund të vendos foto në formën aplikuese, do të mund të vazhdojë më tej me aplikimin, pasi programi ju ofron një mundësi të tillë.”, sqaron Lauren May, konsul në ambasadën e SHBA-ve.

Me vendim të departmentit amerikan të shtetit, nga 4 qershori do të ndryshojë edhe çmimi i vizës. Nga 131 dollarë sa ka qenë deri tani, vizat do të kushtojnë 140 dollarë.

“Çmimi i vizës rritet, nga 131 sa ka qenë deri tani për shumicën e kategorive të vizave, tani shkon në 140, nga 4 qershori. Për njerëzit që shkojnë për turizëm, biznes, çmimi do të jetë 140 dollarë, për ata që shkojnë për punë të përkohshme apo për tjetër, çmimi do të jetë 150 dollarë.

Nëse keni paguar më herët tatimin për vizën, para 4 qershorit dhe keni paguar 131 dollarë, dhe nëse vini për intervistë më 4 qershor do të paguajnë plus 9 dollarë aty në ambasadë, nuk ka nevojë të shkoni në bankë”, shton konsuli amerikan Lauren May.

Forma e re apkikuese për vizë, bëhet edhe për shkak të sigurisë së qytetarëve që dëshirojnë të udhëtjnë në SHBA. Nga ambasada e SHBA-ve në Shkup i bëjnë thirrje të gjithë aplikantëve që të kenë kujdes gjatë mbushjes së formularit, për t’iu shmangur gabimeve. Me formën e re të aplikimit qytetarëve u mundësohet që të caktojnë vetë kategorinë e vizës. /Shkëlzen Aqifi/

Publikuar: 22.05.2010 | 21:47
Lexuar: 594 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
valdet kryeziu (19/04/2011 20:45:09) une kerkoj vize qe te shkoj ne shba per pune dhe qe te fitoj te holla per familje nese mundni te me beni qit mir ju falenderoj shum nese ka diqka te re me lajmroni ne nr tel.049504997 flm per kujdes .

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime