E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Besoj s'ka fjalë që do përshkruanin problemet nga më të ndryshmet si ato: Sociale, kulturore, vetëdija e ulët, punësimi, vlerësimi, mungesa e inkurajimit për të vepruar, varfëria shpirtërore, zemrat e ndryshkura...
E vështirë koha aktuale që po e shijojmë...









Nga Agron Sherifi


Sa më shumë të vazhdoj të flasë e dij do gaboj,do thellohem e përsëri do harroj shumëçka pa thënë,duke harruar kështu qëllimin e jetës,e që është porosia hyjnore që: `Të jemi produktiv, të drejtë, të sinqertë, duke dashur për të tjerët atë që duam për veten.


Këtë besoj ta arrijmë duke pasur vetëbesim të madh,vullnet të fortë,përpjekje e sakrifica,mund e kënaqësi në atë që veprojmë. Mos harrojmë që ta ndërtojmë vetveten me parimet e lartpërmendura duke u mbështetur në Zotin fuqiplotë i cili ka garantuar dhe premtuar që:



``E vërteta gjithnjë ka ngadhënjyer dhe do të ngadhënjejë`` dhe se detyrë jona është të jetojmë dhe të vdesim në atë rrugë.Ti përmbahemi këshillës dhe urdhërit hyjnor: ``Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë``.

Leximi i përditshëm çliron njeriun nga robëria e epshit,injorancës,e ushqen trurin e mendjen,është ndriçim e udhëzim. Ai që lexon fillon të sheh gjërat me syrin e mendjes. Vetëm leximi mund të na nxjerrë nga cilatdo situata të vështira që gjendemi, sepse me lexim ka ndryshuar historia, sepse frymëzimi dhe inspirimi për të vepruar arrihet vetëm me anë të të lexuarit...

Rikthehem sërish tek fillimi e tek thënia: `E vështirë koha aktuale që po e shijojmë... Jo rastësisht përmenda kohën, por jemi ne ata që e kemi bërë të vështirë realitetin e jetës me pasivitetin tonë dhe shpeshherë gjendemi në situatë të luajmë rolin e analistëve politik,shkrimtarëve,poetëve e filozofëve, e pse të mos i përmbahemi këtij parimi kur tjetër rrugë dhe zgjidhje nuk kemi?

Do veprojmë,do mundohemi, do lodhemi, do dëshpërohemi, prapë do mundohemi...kur të vdesim shpresojmë të shërohemi.......

Publikuar: 17.11.2014 | 16:35
Lexuar: 1576 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime