Ata kanë thënë se ka ardhur koha që barrierat kufitare ndërmjet vendeve të Ballkanit t'i takojnë të kaluarës dhe të mos paraqesin pengesa për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik dhe social. Sipas pjesmarrësve vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet hapjes së kalimeve të reja kufitare dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore, që, aktualisht janë në një situatë të dëshpëruese.
Rajonet kufitare midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës janë ndër më të varfrat në Evropë, andaj nevojitet ndihma urgjente nga qeveritë e të gjitha vendeve. Ka qenë kjo porosia e pjesëmarrësve të Forumit për bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndërkombëtar që këtë fundjavë u zhvillua në Strugë.
Ata kanë thënë se ka ardhur koha që barrierat kufitare ndërmjet vendeve të Ballkanit t'i takojnë të kaluarës dhe të mos paraqesin pengesa për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik dhe social. Sipas pjesmarrësve vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet hapjes së kalimeve të reja kufitare dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore, që, aktualisht janë në një situatë të dëshpëruese.
Është paralajmëruar se qeveritë e Maqedonisë dhe Kosovës tashmë kanë formuar komisione ekspertësh të cilët do të punojnë në hapjen sa më të shpejt të kalimeve të reja kufitare me qëllim të prosperitetit ekonomik të rajonit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemal Mustafa ka thënë se e nevojshme është të hapen vendkalime të reja kufitare sidomos pjesën që lidh me Kumanovën e Likovën me Kosovën. Për kryetarin e komunës fqinje të Strugës, Peshkopisë, Ilir Krosi, një vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet ndërtimit të infrastrukturës rrugore, por edhe të projekteve nga fusha e mjedisit, ku së bashku me Strugën kanë punuar në një projekt për kontrollin e sasisë së ujërave të zeza që derdhen në lumin e Drinit të Zi.
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, konsideron se komunat duhet ti përfitojnë deri në maksimum burimet financiare nga fondet evropiane. Ndryshe, krahas paralajmërimeve dhe ftesave, në konferencën e Strugës nuk erdhi asnjë përfaqësues i Qeverisë së Maqedonisë. /Miki Trajkovski/