E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Asnjë fuqi botërore nuk është në gjendje ta bëjë e vetme
Kush humb dhe kush fiton nga kriza në Lindjen e Mesme









New York - Joschka Fischer

Project Syndicate


Kaq gjëra janë të qarta për Lindjen e Mesme: do të jetë më shiite dhe më iraniane dhe më kurde, gjë që do ta bëjë edhe shumë më të ndërlikuar. Aleancat dhe konfliktet e vjetër nuk do të jenë më aq të dukshëm sa në të kaluarën ? edhe nëse do të vazhdojnë. Përtej kësaj, mund të themi vetëm që Lindja e Mesme do të mbetet fuçia e barutit e politikës botërore në shekullin 21. Stabilizimi i saj, ndonëse me interes të madh për globin, do të jetë e vështirë të arrihet ? dhe vetëm përmes një përzierjeje të ndërlikuar të mjeteve ushtarakë dhe diplomatikë. Asnjë fuqi botërore nuk është në gjendje ta bëjë e vetme

"Lufta", thoshte filozofi i lashtë grek Herakliti, "është ati i të gjithë gjërave". Duke parë ngjarjet e përgjakshme ? në fakt barbare ? në Lindjen e Mesme (dhe sidomos në Irak dhe Siri), mund të biem dakord, ndonëse ide të tilla duket se nuk kanë më vend në këndvështrimin postmodern që ka për botën Europa e sotme.

Triumfet ushtarake të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri jo vetëm po shkaktojnë një katastrofë humanitare, por ata po zhysin në kaos aleancat ekzistuese të rajonit dhe madje po vënë në dyshim edhe kufijtë shtetërorë. Po shfaqet një Lindje e Mesme e re, e cila ndryshon nga rendi i vjetër në dy drejtime domethënës: një rritje e rolit të kurdëve dhe të Iranit dhe një rënie e ndikimit të fuqive sunite të rajonit.

Lindja e Mesme po përballet jo thjeshtë me triumfin e mundshëm të një force, e cila kërkon të arrijë objektivat e vet strategjikë përmes vrasjeve në masë dhe skllavërimit (për shembull gratë dhe vajzat jazide). Ai që po shfaqet është kolapsi i rendit të vjetër të rajonit, i cili ka ekzistuar pak a shumë i pandryshuar që prej fundit të Luftës së Parë Botërore, dhe bashkë me të, rënia e fuqive tradicionale stabilizuese të rajonit.

Dobësia politike e atyre fuqive ? qofshin aktorë globalë si SHBA, apo rajonalë si Turqia, Irani dhe Arabia Saudite ? ka shkaktuar një përmbysje të roleve në dinamikën e fuqive të rajonit. Ndonëse SHBA dhe Bashkimi Europian ende klasifikojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si një organizatë terroriste (themeluesi i saj, Abdullah Oçalan ka qenë në burg në Turqi qysh prej vitit 1999), duket se vetëm luftëtarët e PKK-së janë të gatshëm dhe në gjendje të ndalin përparimin e mëtejshëm të Shtetit Islamik. Si rezultat, fati i kurdëve është shndërruare në një çështje "djegëse" në Turqi.
Turqia është anëtare e NATO-s dhe çdo shkelje e integritetit territorial të saj mund të vërë menjëherë në zbatim klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë të Organizatës së Atlantikut të Veriut. Dhe çështja kurde ka potencial për një konflikt shumë më të gjerë, sepse shtetësia e tyre do të rrezikonte integritetin territorial edhe të Sirisë, Irakut dhe ndoshta Iranit.

E megjithatë, duke luftuar për jetën e tyre kundër Shtetit Islamik, kurdët kanë fituar një legjitimitet të ri: pasi të kenë marrë fund luftimet, ata nuk është se thjeshtë do të harrojnë ambiciet e tyre kombëtare ? apo rrezikun që ndeshën. Dhe nuk është vetëm uniteti dhe trimëria e kurdëve që ua ka rritur atyre prestigjin. Ata janë bërë gjithnjë e më shumë një ishull stabiliteti dhe një partner i besueshëm properëndimor, në një rajon ku të dyja këto mungojnë.
Kjo e vë Perëndimin përballë një dileme: Duke parë hezitimin e tij për të angazhuar forca tokësore në një luftë që ai e di se duhet ta fitojë, atëherë do i duhet të armatosë kurdët ? jo vetëm luftëtarët peshmerga kurdë në Irakun verior, por edhe grupe të tjerë kurdë ? me armatime më të sofistikuar. Kjo gjë nuk do i pëlqejë Turqisë ? ose me shumë gjasë edhe Iranit ? gjë që përbën arsyen përse zgjidhja e çështjes kurde do të kërkojë një investim shumë të madh aftësish diplomatike dhe përkushtimi nga Perëndimi, komuniteti ndërkombëtar dhe vendet e përfshirë.

Por fituesi më i madh rajonal mund të rezultojë Irani, influenca e të cilit në Irak dhe në Afganistan u rrit shumë prej politikës së ish presidentit amerikan Bush. Bashkëpunimi i Iranit është thelbësor për të arritur në zgjidhje të qëndrueshme në Irak dhe Siri, dhe ky vend luan një rol të rëndësishëm në konfliktin Izrael-Palestinë, si edhe në Liban.

Eshtë e pamundur të anashkalohet Irani në kërkimin për zgjidhjet e krizave të rajonit. Në fakt, në luftën kundër Shtetit Islamik, ehde një bashkëpunim i kufizuar ushtarak mes SHBA dhe Iranit nuk duket më i paimagjinueshëm.

Megjithatë, pyetja më e rëndësishme strategjike nuk do të zgjidhet në fushëbetejat e rajonit, por në negociatat e ndryshme për programin bërthamor të Iranit. Nëse arrihet kompromisi, roli i gjerë rajonal i Iranit do të bëhet edhe më i fortë, edhe më konstruktiv. Por ky është një rezultat që mbetet i pasigurtë.

Problemi bërthamor përfshin edhe një pikëpyetje tjetër të rëndësishme, por të fshehur, domethënë marrëdhënien e Iranit me Izraelin, në kufirin verior të të cilit me Libanin qëndron Hezbollahu, partneri më i ngushtë i Iranit në rajon. Hezbollahu mbetet i betuar për shkatërrimin e Izraelit, dhe Irani e furnizon me armë të fuqishme. Dhe këtu, fatkeqësisht, nuk priten ndryshime të mëdhenj.

Kaq gjëra janë të qarta për Lindjen e Mesme: do të jetë më shiite dhe më iraniane dhe më kurde, gjë që do ta bëjë edhe shumë më të ndërlikuar. Aleancat dhe konfliktet e vjetër nuk do të jenë më aq të dukshëm sa në të kaluarën ? edhe nëse do të vazhdojnë.
Përtej kësaj, mund të themi vetëm që Lindja e Mesme do të mbetet fuçia e barutit e politikës botërore në shekullin 21. Stabilizimi i saj, ndonëse me interes të madh për globin, do të jetë e vështirë të arrihet ? dhe vetëm përmes një përzierjeje të ndërlikuar të mjeteve ushtarakë dhe diplomatikë. Asnjë fuqi botërore nuk është në gjendje ta bëjë e vetme.

Publikuar: 18.11.2014 | 14:41
Lexuar: 1600 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime