E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ballkani Perëndimor janë "oborri i pasëm" i BE-së dhe bindja e politikës së jashtme e BE-së varet nga frytshmëria e saj në rajon, vlerësoi Hejg.
Uilliam Hejg: Nė Ballkanin Perėndimor ėshtė derdhur shumė gjak evropian










Pikëpamjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë me rëndësi kyçe për përforcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ku është derdhur shumë gjak evropian, tha ministri britanik i Punëve të Jashtme, Uilliam Hejg, në intervistën për numrin e qershorit të revistës brukselase "Jurops uorlld".

Hejg theksoi se Qeveria e re britanike "do të kyçet me vendosshmëri në zgjidhjen e sfidave të jashtme politike para BE-së".

Ballkani Perëndimor janë "oborri i pasëm" i BE-së dhe bindja e politikës së jashtme e BE-së varet nga frytshmëria e saj në rajon, vlerësoi Hejg.

Ministri britanik theksoi se në Bosnjë e Hercegovinë para së gjithash është e domosdoshme "politikë e ashpër evropiane me muskuj shumë më të fuqishëm", e cila do të ishte në gjendje ta përdor edhe "karrotën edhe shkopin".

Pasojat nga shkatërrimi eventual i BeH në shtetete të pavarura etnike, do të ishin dështuese, vlerëson Hejg dhe shton se përpjekjet duhet të drejtohen nga një qëllim i vetëm - pushtetin e mjaftueshëm centrist, i cili do të jetë i gatshëm ta marrë përgjegjësinë për anëtarësin në BE dhe NATO.

Hejg u shpreh për mbështetje për anëtarësimin e Turqisë në BE, kundër së cilit shpallen të gjitha vendet e tjera me ndikim në BE. Ai deklaroi se partia e tij "euroskeptike" nuk dëshiron brenda BE-së të krijojë ndonjë strukturë të fuqishme politiko-ekonomike, por vetëm zonë të lirë tregtare, e cila mund ta sigurojë hyrjen e sa më shumë vendeve në BE, veçanërisht të Turqisë.

Publikuar: 23.05.2010 | 14:05
Lexuar: 533 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime