Përsa i përket këngës ajo është bërë në Kosovë, me muzikë të Armend Rexhepagiçit, tekst të Aida Barakut dhe orkestrim të Florent Boshnjakut. Klipi është xhiruar në Tiranë në Vilën Gold nga regjisori Aleksandër dhe produksioni SuperSonic, thekson Jeta. Kriza në dashuri është temë që shfaqet në shumë këngë, kështu që edhe Jeta ka dashur të përshkruaj një histori të tillë në këngën e re.
Blerand Rexhepi
Sezoni i nxehtë veror aktivizon estradën shqiptare me të madhe. Kështu që edhe Jeta Faqolli fillon aktivitetin e saj. Një këngë e re me bashkpunëtorë kosovarë të finalizuar edhe me klip, së shpejti nëpër ekranet televizive do e sjell këngëtarja Jeta Faqolli.
Përsa i përket këngës ajo është bërë në Kosovë, me muzikë të Armend Rexhepagiçit, tekst të Aida Barakut dhe orkestrim të Florent Boshnjakut. Klipi është xhiruar në Tiranë në Vilën Gold nga regjisori Aleksandër dhe produksioni SuperSonic, thekson Jeta. Kriza në dashuri është temë që shfaqet në shumë këngë, kështu që edhe Jeta ka dashur të përshkruaj një histori të tillë në këngën e re.
Kënga titullohet Një herë në jav, dhe ka të bëj me një histori dashurie të një çifti të ri, të cilët kanë pasur krizë në lidhjen e tyre. Dhe në një moment vajza mbledh forcën e saj ku i jep fund lidhjes dhe jeta i duket shumë më e bukur pa të dhe gjithashtu ia uron atij sikur veç një herë në javë të provonte dhimbjen ankthin dhe poshtërsinë e shkaktuar prej tij, tregon për fabulën e këngës Jeta.
Sa u përket planeve tjera në rrafshin e muzikës, këngëtarja pritet të përmbledh këngët që i ka realizuar tash e katër vite në një album të edituar nga SuperSonic, që i bie të jetë albumi i tretë i rradhës për këngëtaren. Gjithashtu kam në plan dhe dy bashkëpunime të cilat duan kohën e vet për tu realizuar dhe shpresoj të bëhen në kohë. Mendoj që kjo verë do të jetë mirë e ngjeshur me aktivitete.