E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas të dhënave, rojet e burgut e gjetën atë në momentet e fundit të jetës, i mbytur me çarçaf në qelinë e tij
Trupi i Sait Rushitit nė autopsi












Ende nuk ka asnjë prononcim zyrtarë lidhur me vdekjen e djeshme të Sait Rushitit, për të cilin u tha se kishte bërë vetvrasje në qelinë e burgut në Idrizovë.

Avokatja e tij, Divna Pavllovska tha se trupi i Rushitit ndodhet për autopsi në institutin e mjekësisë ligjore në Shkup. Sipas të dhënave, rojet e burgut e gjetën atë në momentet e fundit të jetës, i mbytur me çarçaf në qelinë e tij.

Megjithë dërgimin e shpejtë në reanimacion, Rushiti nuk mundi të mbijetonte. Policia tha se çarçafi me të cilin ishte varur Rushiti, ishte mbërthyer në hekurat e qelisë, ndërkohë që hetimet do të tregojnë rrethanat e vetëvrasjes.

Sait Rushiti ishte në nga të akuzuarit për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e punëtorëve të “Mavrovës”. Rushiti ishte dënuar me 15 vjet burg për vrasje dhe rrëmbim. Ai i ishte vetëdorëzuar policisë në vitin 2004.

Publikuar: 24.05.2010 | 01:34
Lexuar: 522 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime