E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Profesione të cilat i përgjigjen tipit të personalitetit tek shumica e maturantëve të testuar janë profesionet për menaxhim në biznese të vogla, shërbimet qeveritare, policia, bankat, tregtia, shitja, ndërtimtaria dhe arsimi për lëndë teknike dhe ekonomike.
Maturantėt ėndrėrojnė tė bėhen menaxher











Dëshirë për pozita menaxhuese dhe administrative, profesione teknike dhe prodhuese, trgeti dhe shitje kanë 66 për qind nga 7.738 maturantëve të Maqedonisë të testuar në hulumtimin e Shkollës së lartë për gazetari dhe për marrëdhënie me opinionin dhe Biznes akademinë "Smilevski".

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ata gjatë dy muajve të kaluar e realizuan projektin "Matrica e suksesit të pritur në karrierë" për orientimin profesional të maturantëve. Maturantët nga i gjithë shteti vullnetarisht u testuan që të zbulohen aftësitë dhe afinitetet e tyre dhe të gjithë kanë marrë matricë me profesione të cilat janë më përkatëse sipas tipit të tyre të personalitetit.

Profesione të cilat i përgjigjen tipit të personalitetit tek shumica e maturantëve të testuar janë profesionet për menaxhim në biznese të vogla, shërbimet qeveritare, policia, bankat, tregtia, shitja, ndërtimtaria dhe arsimi për lëndë teknike dhe ekonomike.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se vetëm katër për qind e maturantëve të testuar kanë afinitete për profesione lidhur me kujdesin dhe ndihmën e njerëzve, profesione në të cilat zhvillimi emocional, intelektual dhe shpirtëror i njerëzve është aktviteti primar dhe profesione të cilat kërkojnë shprehje kreative dhe artistike. Në këto profesione bien arsimi, shëndetësia, puna sociale, psikologjia, këshillimi, gazetaria, religjioni dhe arti.

Tek shumica e maturantëve të testuar aftësi më pak e zhvilluar është linguistika, gjegjësisht aftësia për shfrytëzim efektiv të gjuhës për shprehje, për shprehje gojore dhe me shkrim.

7.738 personat e testuar janë 36,7 për qind nga numri i përgjithshëm i maturantëve (21.051) nga 78 shkolla të mesme shtetërore dhe private. Në projekt janë përfshirë 138 pedagogë, psikologë, këshilltarë për karrierë dhe sociologë të cilët e kanë organizuar dhe koordinuar testimin në shkollat në të cilat punojnë.

Publikuar: 24.05.2010 | 17:36
Lexuar: 675 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime