E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Autoritetet kanë njoftuar se janë ndarë fondet për rindërtimin dhe se kjo qendër riedukimi do vendoset në zonën e Komunës së Bërvenicës. “Është një vend që do ketë afër 5000 metër katrorë ku do vendoset ndërtesa dhe të gjitha ndërtimet shtesë për tranferimin e të rijve.
Do tė rindėrtohet Qendra e riedukimit nė Tetovė














Ministria e Drejtësisë merr iniciativën për rindërtimin e Qendrës së riedukimit në Tetovë, e cila u dogj gjatë konfliktit të vitit 2001. Prej 8 vjetësh Qendra për riedukim e Tetovës funskionon në kuadër të burgut në Shutkë, që është konsideruar si vend i papërshtatshëm për të miturit të cilët janë vendosur me të rriturit.

Autoritetet kanë njoftuar se janë ndarë fondet për rindërtimin dhe se kjo qendër riedukimi do vendoset në zonën e Komunës së Bërvenicës.
“Është një vend që do ketë afër 5000 metër katrorë ku do vendoset ndërtesa dhe të gjitha ndërtimet shtesë për tranferimin e të rijve.

Ne në fakt jemi në fazën përfundimtare të punëve teknike dhe së shpejti pritet Ministria e Drejtësisë të hap tenderin dhe të fillojnë punët”, deklaroi Burim Maksuti, zv.drejtor i SHEP të Maqedonisë.
Problemi i vendosjes së të miturve dhe të burgosurve të rritur në të njejtin vend ka qenë edhe një nga problemet e përmendura në raportin e Komitetit të Helsinkit. Maksuti shprehet se me vendimin e Qeverisë për ndërtimin e shtëpisë së riedukimit në Tetovë gjendja do të ndryshojë.

“Situata ka qenë e rëndë dhe nuk ka qenë aspak lehtë të funksionohet sepse kemi qenë në një pjesë të burgut të Shutkës ku kemi pasur përzierje mes të miturve dhe të mëdhenjëve, mirëpo me vendimin e qeverisë besoj se kjo shpejt përmirësohet dhe do ndërtohet objekti i ri ku do veprojmë atje”, shtoi Maksuti.

Sipas të dhënave në këtë qendër riedukimi gjenden persona të dënuar të nacionaliteteve të ndryshme dhe moshave nga 14-23 vjeç.

Bashkim Sulejmani

Publikuar: 24.05.2010 | 20:54
Lexuar: 616 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime