E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kohën e lirisë u fol shumë për Bashkim Kombëtarë, nga të gjithë Liderët, në Shkup, Vlorë e Prizren, por shpejt u pa se motivet ishin tjera?!
Nga Simbolika e Flamurit Kombëtar në Planifikim të Bashkimit Kombëtar!







Nijazi Idrizi

Shpërndarja e Kryengritësve pas marrjes së Shkupit dhe çlirimit të Shqipërisë në verën e viti 1912, (për arsye të panjohura deri sot), u kishte lënë të kuptonin shteteve fqinje se fati u kishte ardhur në dorë dhe depërtimi i ushtrive të tyre në Shqipëri ishte punë e kryer.
Dhe kjo vërtet doli kështu!

Në javën e fundit të tetorit kur filloi depërtimi i ushtrisë serbe në Kosovë, vetëm një pjesë e vogël e Parisë doli në mbrojtje të kufirit. Shumica e tyre u masakruan nga artileria moderne e Serbisë, me gjithë heroizmin e madh që e treguan kudo, me refuzimin që të tërhiqen për shkak të frikës së masakrimit të popullsisë.

Pjesa më e madhe e Parisë, të joshur nga fjalët se propagandës serbe se Shqipëria pa luftë do të bëhej shtet, (sapo ta largojmë Turqinë), u nisën drejt Vlorës për të marrë hisen e pushtetit që vërtet ju takonte, për të cilën kishin dhënë kontribut.

Në nëntorin e vitit 1912 në një hapësirë ende të pa pushtuar në qytetin e Vlorës ishin dyndur shqiptar nga të gjitha trojet etnike, për të shprehur vullnetin e tyre për njohjen e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha si shtet i cili e kërkonte hapësirën e vet.

Dështimet e mëdha në frontet e luftës Paria e vendit u përpoq që ti rregullonte në mënyrë paqësore. Shqiptarët kishin mbetur nën mëshirën e hartuesve të gjeopolitikave e gjeostrategjive të Fuqive të kohës të cilat kusuriteshin me fatet njerëzore të një populli.

Shqiptarët përjetuan golgotën për gati një shekull duke u rralluar e tkurrur në hapësira të vogla ku mezi mbijetuan.

Në vitet robërisë në shenjë të mospranimit të copëtimit, shumica e shqiptarëve e trashëguan ritualin e Festës së Flamurit dhe më 28 Nëntor mblidheshin pranë Flamurit dhe uronin për Bashkimin Kombëtar. Ata kështu e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për ndarjen e kombit dhe e kanë mbajtur gjallë shpresën e bashkimit kombëtar. Shqiptarët e kanë bartur mesazhin e lirisë në kohën e diktaturës duke i dhënë fuqi atyre që edhe me veprime konkrete e kanë jetësuar këtë vullnet, ndërsa nderimi i veçantë iu ka bërë atyre që kanë rënë për këtë ideal.

UÇK me përkahjen e Fuqive të mëdha e pati fatin e madh që ta mbyll dramën kombëtare të Kosovës dhe liria u fitua!

Në kohën e lirisë u fol shumë për Bashkim Kombëtarë, nga të gjithë Liderët, në Shkup, Vlorë e Prizren, por shpejt u pa se motivet ishin tjera?! Në këtë kohë u themeluan edhe Parti politike me programe të Bashkimit Kombëtar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Luginë të Preshevës, por pos ndonjë proteste a ndonjë konstatimi se shuma e pjesëve nuk e përbën tërësinë, nuk doli gjë tjetër.

De fakto së paku Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara, por nuk po arrijnë ende që të funksionojnë si një. Është ndërtuar autostrada, është në proces ndërtimi i superstradës energjetike, po planifikohet edhe rrjeti hekurudhor! Këto janë projekte që u diktuan nga nevoja. Me gjuhën evropiane këto quhen projekte reaktive, që i bie se janë projekte për ti mbuluar humbjet.

Shqiptarët në të gjithë hapësirën e vet kanë nevojë që të jenë proaktiv, që i bie se duhet të hartojnë projekte për të fituar. Që të arrihet kjo ata kanë nevojë që së paku ti Planifikojnë bashkë buxhetet e taksapaguesve me qëllim që të kursejnë shumë e të fitojnë shumë të gjithë, me përparësitë krahasuese që atyre ua jep klima, toka, deti, uji, pylli, dija, përvoja etj.

Ata kanë nevojë që ta kenë një Akademi të Shkencave, një Institut Albanologjik, një të Historisë, një Akademi Ushtarake, një të Policisë...me degët e tyre kudo ku ka nevojë duke i caktuar aktivitetet sipas prioriteteve të cilat në këtë fazë duhet të jenë më shumë nevoja se sa dëshira.

Ata kanë nevojë që ta planifikojnë bashkë buxhetin për shfrytëzimin e ujit, thëngjillit e erës për prodhim të energjisë në Kosovë e Shqipëri, për shfrytëzimin e mineraleve dhe përpunimin e tyre në vend.

Ata kanë nevojë që ta planifikojnë bashkë buxhetin për prodhimet e detit në Shqipëri e të tokës, malit e kullosave në Kosovë, për plotësimin e nevojave të konsumit për të gjithë.
Ata kanë nevojë që ta planifikojnë bashkë buxhetin për turizëm verorë në Shqipëri e dimërorë në Kosovë.

Ata kanë nevojë që ta planifikojnë për nevojat e përbashkëta buxhetin për prodhimin e perimeve të hershme në Shqipëri e të vonshme (për turshi) në Kosovë.

Ata kanë nevojë që ta planifikojnë bashkë buxhetin për të gjithë sektorët ku ka interes për qytetarët e Kosovës, Shqipërisë e edhe me vendet ku jetojnë shqiptarët, sepse kjo sot është e mundur.
Unë këtë e quaj aktualisht bashkim kombëtarë me të cilin ne do të krijojmë shumë shpejt parakushte edhe për Bashkimin Kombëtar Evropian të Shqiptarëve.

Koha e Shqiptarëve ka ardhur dhe atyre nuk u duhet gjë tjetër pos që të veprojnë, pa fjalë të mëdha, por me shumë punë.
GËZUAR SHQIPËTAR DITA FLAMURIT TONË!

Publikuar: 29.11.2014 | 20:05
Lexuar: 1096 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime