Afër Singaporit kalon një ndër traset më të frekuentuara të qarkullimit detar që i lidh Oqeanin e Qetë dhe atë Indian. Nëpërmjet kësaj trase lëvizin shumë tanke të cilat bartin naftë nga Lindja e Afërt.
Rreth 2.000 tonë naftë janë derdhur në detin afër Singaporit gjatë përplasjes të një tanku dhe të një anijes ngarkuese që ndodhi sot.
Tanku i dëmtuar është i regjistruar në Malezi, kurse anija ngarkuese lundron me flamurin e Sent Uinsent dhe Grenadin. Sipas autoriteteve të portit të Singaporit, dy objektet lundruese janë përplasur 13 kilometra në jugperëndim të Singaporit, pas çka kanë lëshuar spirancën në ngushticën e Singaporit.
Afër Singaporit kalon një ndër traset më të frekuentuara të qarkullimit detar që i lidh Oqeanin e Qetë dhe atë Indian. Nëpërmjet kësaj trase lëvizin shumë tanke të cilat bartin naftë nga Lindja e Afërt.
Po ndërmerren masa për kufizim dhe pastrimin e njollës së naftës./mia/