E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke thënë se shumë njerëz nuk dëshirojnë ta lënë duhanin nga frika e shëndoshjes, shkencëtarët theksuan se pavarësisht kg që mund të merren, qëndrimi larg duhanit është i dobishëm për trupin.
Braktisja e duhanit sjell pėrmirėsimin e enėve tė gjakut

















Bëhet e ditur se një vit pas lënies së duhanit, në trup paraqiten sinjale të kundërta me problemin i cili i hap rrugë sëmundjes së zemrës.

Sipas studimit të bërë në universitetin Wisconsin-Madison, megjithëse pas lënies së duhanit, shtohen mesatarisht 4 kg, shkencëtarët pohuan se kjo është një shenjë e përmirësimit dhe gjithashtu e rregullimit të nivelit të kolesterolit.

Duke thënë se shumë njerëz nuk dëshirojnë ta lënë duhanin nga frika e shëndoshjes, shkencëtarët theksuan se pavarësisht kg që mund të merren, qëndrimi larg duhanit është i dobishëm për trupin.

Duhani është një nga shkaqet kryesore të sëmundjes së zemrës dhe një e treta e vdekjeve në Amerikë shkaktohet nga sëmundjet e zemrës. Në përgjithësi, krizat e përjetuara të zemrës përbëjnë një shtytje që njerëzit të lënë duhanin.

Përveç kësaj bëhet e ditur se lënia e duhanit ul mundësinë e shfaqjes së kancerit të mushkërive apo të rrezikut të vdekjes nga kanceri. Shkencëtarët pohojnë që ky studim është eksperimenti i parë klinik që tregon përmirësimin e enëve të gjakut dhe theksuan se rezultatet e tij janë publikuar në revistën Kolegji i Kardiologjisë Amerikane dhe janë shpallur për të gjithë popullin në konferencën vjetore të grupit.

Duke pohuar se tek personat që kanë lënë duhanin shihet një përmirësim me 1% të funksionimit të enëve të gjakut, doktorët theksuan se ky test miratohet. Doktorët e pranojnë se ky përmirësim është i pakët për një vit, por deklarojnë që për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të studimit do vazhdojnë studimin edhe për dy vite të tjera.

Publikuar: 25.05.2010 | 00:51
Lexuar: 725 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime