E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga hetimi i kryer, prej oficerëve të zyrës së vrasjeve të Drejtorië së Policisë së Tiranës, janë mundur të sigurohen prova vetëm për një prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn. Ai u kap në flagrancë me një armë të vogël të kalibrit 9 mm.
Grupet e repit,












"Noyzi" dhe "Stresi" bëjnë paqe përpara hetuesve, ndërsa blutë reduktojnë hetimin vetëm ndaj të arrestuarit Dollapaj
Hetuesit lanë të lirë 10 personat e të dy grupeve pas marrjes së tyre në pyetje nga specialistët e zyrës së vrasjeve

Një ditë pas përplasjes me armë midis dy grupeve, që pretendojnë se realizojnë muzikë rep, në qendër të kryeqytetit, policisë së kryeqytetit duket se i "kanë firuar" shumë nga të dhënat dhe faktet e ngjarjes se në sheshin e Pallatit të Kongreseve, përballë Presidencës dhe pranë shumë prej Institucioneve të tjera të rëndësishme shtetërore. Blutë nuk kanë pasur një reagim zyrtar për ngjarjen duke preferuar të mos "nxehin" gjakrat.

Ndërkaq, dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, "Noyzi" i OTR dhe Arkimed Lushaj, "Stresi" i TBA, kanë pohuar në polici se janë pajtuar dhe pas disa orësh ata u lanë të lirë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Nga hetimi i kryer, prej oficerëve të zyrës së vrasjeve të Drejtorië së Policisë së Tiranës, janë mundur të sigurohen prova vetëm për një prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn.
Ai u kap në flagrancë me një armë të vogël të kalibrit 9 mm.

Me këtë armë ai qëlloi në drejtim të automjetit ku ndodhej Rigels Rajku, i njohur me emrin që ai dëshiron të thirret në art "Nozy". Dollapaj, nga ana tjetër, njihej si një nga fansët e grupit të Arkimed Lushës, i cili pëlqen të thërritet në emrin e tij të artit, "Stresi", vokalist i grupit muzikor TBA. Pas ngjarjes u tha se i arrestuari Dollapaj, kishte qëlluar edhe në drejtim të policisë, por që më pas një fakt i tillë nuk është vërtetuar.

Në këtë mënyrë, policia nuk ka ngritur akuzë për këtë veprim ndaj Dollapajt, pasi nga hetimi rezulton që ai të ketë qëlluar vetëm ndaj personave me të cilët ishte shoqëruar "Nozyi", vokalist i një grupi të quajtur OTR, që bën muzikë. Ndaj tij tashmë policia ka ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, si dhe të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Në cilësinë e provës materiale, policia bllokoi një armë disa fishekë dhe sende të tjera që sipas saj hidhnin dritë mbi ngjarjen. Gjatë marrjes së tij në pyetje nga specialistët e hetimit të vrasjeve, ai ka pohuar se e kishtë kryer një veprim të tillë, pas plagosjes me thikë të kushëririt t tij, Denis Dollapaj.

Ai mori plagë të rënda me 27 prill të këtij viti në një përleshje me grupin e Rajkut "Noyzi", në rrugën e Barrikadave pranë gjimanzit "Sami Frashëri". Në këtë ngjarje mbeti i plagosur Denis Dollapaj dhe Durim Vitrina.Në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia shoqëroi thuajse të gjithë pjesëtarët e të dy grupeve, të cilët u morën në pyetje në lidhje me përplasjet e tyre.

Gjatë shoqërimit të grupit të Rigels Rajkut, policia gjeti në automjetin me të cilin ai kishte udhëtuar, sende të ndryshme si shkopa bejzbolli, doreza boksi e deri në thika të ndryshme që përdoren në shtëpi.Gjatë ballafaqimit të palëve në komisariat, ata kanë pohuar se përplasja mes tyre ka adhur për shkak të teksteve të këngëve të tyre, në të cilat ata ironizonin njëri- tjetrin, deri sa mes palëve veç konfliktit virtual nisi edhe konflitki fizik i 27 prillit.

Kulmin grindja mes tyre e arriti të dielën, kur përkrahës dhe pjesëtarë të grupit të Arkimed Lushës, mbërritën në Pallatin e Kongreseve dhe Jetnis Dollapaj qëlloi ndaj grupit rival. Në fund palët përpara policisë kanë pranuar se janë pajtuar dhe se nuk kishin më konflikte mes tyre./Shekulli/

Publikuar: 25.05.2010 | 15:29
Lexuar: 832 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
kaltrina (12/06/2010 02:33:11) hahahahaha asnjoni sun e prek stresin mo vlla tba-fuck otr nuk i dum ****astet ne...................
nderim'O (12/10/2010 21:55:00) Numer .1 T.B.A / skom dashni per OTR -Stresi.... Stresi osht tradhtar

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime