E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ali Ahmeti në këtë mes ka vetëm një përgjegjësi që të mbledh funksionarët dhe të kërkojë llogari, se çka kanë ndërmarrë në realizimin e programit të BDI-së qysh nga koha që mbajnë postet partiake.
Kush e ka humbur rrugėn?











Blerim HYSENI

Tanimë është e qartë se në proceset politike në Maqedoni një rol shume aktiv kanë ndërmarrë përfaqësuesit ndërkombëtar, në veçanti ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Riker dhe ai i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere, duke mos anashkaluar edhe deklarata të herëpashershme të përfaqësuesve të tjerë diplomatik.

Ndoshta ky angazhim i hovshëm është më konkret që pas luftës së vitit 2001. Të gjithë kanë një emërues të përbashkët: zgjidhja e kontestit me emrin, sepse po kërcënohet stabiliteti politik, gjegjësisht etnik në Maqedoni.

Ditën që kryesia e BDI-së kishte të mbajë mbledhje me rend dite tërheqja nga qeveria dhe parlamenti, në mëngjes selia e kësaj partie vizitohet nga ambasadori Riker. Pak para fillimit të mbledhjes, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, për gjithë opinionin parashtroi tri pyetje: “Të hymë në grevë urie, të protestojmë në rrugë apo të shkojmë te shpija”. Ishin këto çështjet që secili nga ne ka të drejtë t’i analizojë dhe komentojë.

Dy të parat kur potencohen, s’do mend se logjika të orienton në zhvillimet politike në Shqipëri e që rrjedhimisht janë mekanizma që mund të aplikohen edhe në Maqedoni, por që personalisht jam kundër masave të tilla sepse ka edhe mekanizma të tjerë politik që vlerësoj se në Maqedoni ende nuk janë shterur.

Ndërkaq pyetja e tretë që mua më duket më provokative e që ngërthen një filozofi të tërë politike, jo vetëm me zhvillimet në Maqedoni por edhe me gjerë. Ku të shkojmë te shpija?

Me këtë Ali Ahmeti iu përgjigj hapur kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi i cili për të satën herë thotë “le të shkojë Aliu prej nga ka ardh” duke mos sqaruar se ku e ka fjalën të shkojë në Zajaz apo në Zvicër, sepse atëherë ishte prezente nga Zajazi nga pushteti komunist. Kjo është vetëm një pjesë e medaljes, gjegjësisht, e pyetjes, ku te shkojmë!!?

Pjesa tjetër që ndoshta është shume më e rëndësishme ka të bëjë me atë se çka nëse BDI sot braktis institucionet shtetërore, uji në mulli të kujt do të rrjedh.

Jam me shumë se i bindur se për momentin BDI dhe në veçanti Ali Ahmeti, gjendet në një gjendje që na përkujton thënien shqiptare “ hyp se të vrava, zbrit se të vrava”.

Dalja e BDI-së nga pushteti ujin do ta çoje pikërisht në mullirin e Nikolla Gruevskit, e para, sepse ai me këtë dëshiron qartazi të dëshmojë se është për zgjidhjen e kontestit të emrit, por ja që po shkaktohen turbullira të brendshme politike, dhe e dyta duke shkaktuar krizë politike Gruevski t’i shpëtojë presionit ndërkombëtarë që është shumë i madh javët e fundit, që deri në qershor të gjendet zgjidhje për kontestin e emrit me Greqinë. Kjo është më se e qartë por “ku të shkojmë te shpija” ngërthen edhe diçka tjetër, cili është skenari ose alternativa tjetër?

Të gjithë jemi të bindur se koalicioni BDI- VMRO nuk ec me ritmin e dëshiruar. Por a ka zgjidhje tjetër? Sigurisht që ka. Shumë prej nesh alternativë e mendojnë ndarjen e Maqedonisë, por ama pse ndarjen por jo të tërë. Nëse kihen parasysh zërat gjithnjë e në rritje për ndarjen e Kosovës dhe për marrëveshjen e Dejtonit, që edhe pas sa vitesh vazhdon të qëndrojë në këmbë të qelqta, shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të jenë shkak për turbullira më të mëdha në Ballkan, edhe atë pikërisht tani që Kosova mëton të ndërtojë institucione të pa varura.

Ali Ahmeti këto çështje të rëndësishme sigurisht që i ka diskutuar jo vetëm me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare por edhe me ndërkombëtarët dhe këta të fundit më mirë se ne i dinë zhvillimet, sepse kanë kapacitete të padiskutueshme për vlerësimin e hapave politike . Çdo mendim që është për prishjen e marrëdhënieve me ndërkombetarët ne veçanti me amerikanet për momentin është vetëm utopi.

Por, realisht me këtë diskurs politik BDI vazhdon të shtrydhet si limoni, derisa koalicionon me VMRO. Ali Ahmeti nuk iu thotë funksionarëve të tij që mos të angazhohen në implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe kur hasen barriera nga kuadrot e VMRO-së, nuk iu thotë të heshtin por të luftojnë për t’i realizuar këto qëllime, tek e fundit funksionarët janë emëruar si shqiptarë e jo si profesionistë.

Por problemi qëndron te një numër i madh i funksionarëve të cilët vlerësojnë se duhet ta pyesin për gjithçka dhe të marrin leje për gjithçka nga Ali Ahmeti !!! Si rrjedhojë e kësaj paaftësinë e tyre për të udhëhequr duke pirë kafe të thonë a bre unë desha ta bëj këtë ose atë për shqiptarët por “baba Ali më tha prit se nuk është koha”!?

Në emër të Ali Ahmetit sot bëhen të këqijat më të mëdha, ndërsa për sukseset funksionarët thonë se me shumë mund e bëra këtë punë edhe atë pa e pyetur liderin, me këtë duke dashur të krijojnë përshtypjen siç thonë disa, Aliu është lider i madh por ne jemi të vegjël, e që fatkeqësisht këta të ashtuquajtur lider të vegjël deri sot kanë dështuar në çdo obligim.

Secili funksionar (kushtimisht) me informim apo pa të, ka punësuar edhe mbi shifrën njëqind, e mos të flasim për beneficione të tjera , gjë që mund të zbuste dhe të lehtësonte çështjen e invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve edhe atë as pa e marrë vesh Nikolla këtë, kjo kategori prej 200-300 vetash do të ishte kryer moti ende pa sjellë ligj, e mandej prapë të vazhdonte të luftohej për ligj të veçantë.
Prandaj nuk them se Ali Ahmeti e ka humbur rrugën se ku të shkojë, por rrugën siç duket e kanë humbur disa funksionarë, qoftë partiak apo institucional, të cilët kanë harruar se si janë emëruar aty ku gjenden, dhe cila është përgjegjësia e tyre.

Ali Ahmeti në këtë mes ka vetëm një përgjegjësi që të mbledh funksionarët dhe të kërkojë llogari, se çka kanë ndërmarrë në realizimin e programit të BDI-së qysh nga koha që mbajnë postet partiake.
Pra, Ali Ahmeti nuk e ka humbur rrugën e s’po din ka të shkojë, por sigurisht kjo thënie I dedikohet të gjithë atyre që kanë zgjatur kokën në arenën politike dhe po ashtu edhe disa funksionarëve të tij që e paramendojnë veten si të pazëvendësueshëm, e realisht e kanë humbur rrugën në oborr të vet.

Publikuar: 25.05.2010 | 03:35
Lexuar: 719 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime