Moto e manifestimit është "Qyteti i solidaritetit", ndërsa është zgjehdur si temë, sepse, siç thonë, solidariteti është e rëndësishme në nivel lokal, por edhe më shumë në atë global dhe nevojitet të vendoset nivel i ri i marrëdhënieve etnike midis kombeve, kulturave dhe religjioneve të ndryshme.
Me ligjërimin e Antonio Petrovit nga Universiteti Harvard sonte në qendrën Stacioni i vogël zyrtarisht do të hapet Edicioni i tretë i "Forumit Shkupi 2010".
Forumi paraqet platformë për urbanizëm, arkitekturë, sociologji dhe filozofi në qytet, ndërsa qëllimi është këmbimi i ifnromatave, njohurive dhe përvojave. Sipas paralajmërimit të organizatorëve, gjatë ditëve të ardhshme do të mbahen më shumë debate në t cilat do të marrin pjes numër i madh i arkitektëve, ekspertëve për urbanizëm dhe politikanë vendorë dhe të huaj.
Moto e manifestimit është "Qyteti i solidaritetit", ndërsa është zgjehdur si temë, sepse, siç thonë, solidariteti është e rëndësishme në nivel lokal, por edhe më shumë në atë global dhe nevojitet të vendoset nivel i ri i marrëdhënieve etnike midis kombeve, kulturave dhe religjioneve të ndryshme.
Nesër do të mbahet mbrëmje politike dhe do të diskutohet për planifikimin e perspektivës evropiane, ndërsa në debat është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e eurodeutetit Zoran Taler.
Ditën e nesërme do të prezantohet projekti rajonal për mënyrën e krijimit dhe interpretimit të arkitekturës, në partneritet me pjesëmarrës nga Zagrebi, Beogradi dhe Lubjana dhe në bashkëpunim me Asociacioni evropian për kulturë.
"Forum Shkupi 2010" do të përfundojë të premtën me debatin për lëvizjet bashkëkohore në arkitekturë