E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy bashkë biseduesit konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ambasadorja Knoc u shpreh se Gjermania me kujdes përcjell zhvillimet në Maqedoni dhe fuqishëm përkrah Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian (BE)
Gjermania fuqishėm pėrkrah implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit










Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi u takua sot me Ambasadoren e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Ullrike Marija Knoc.

Zëvendëskryeministri Ademi në këtë takim të rregullt e njoftoi ambasadoren Knoc për situatën politike në vend, funksionimin e koalicionit qeveritarë dhe për Implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Ademi shprehu qëndrimin e Qeverisë se është e përkushtuar në implementimin e tërësishëm të kësaj marrëveshje e cila hap rrugën vendit për anëtarësim në strukturat euroatlantike.

Zëvendëskryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdon me zbatimin e reformave që janë të nevojshme për anëtarësim në familjen evropiane dhe se nevojitet edhe tejkalimi i pengesës së fundit, çështja e emrit.

Dy bashkë biseduesit konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë të mira dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadorja Knoc u shpreh se Gjermania me kujdes përcjell zhvillimet në Maqedoni dhe fuqishëm përkrah Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian (BE).
Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi dhe Ambasadorja e Gjermanise Ulrike Marija Knoc

Publikuar: 25.05.2010 | 17:46
Lexuar: 304 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime