E premte, 18.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fitues në garat e futbollit është shpallur sh.f Dituria nga Gërçeci, ndërsa në vendin e dytë u plasua sh.f. Sami Frashëri nga Gllumova, në vendun e tretë u plasuan nxënësit e sh.f Drita nga Rashçja. Në garat e volejbollit fitues është shpallur sh.f Drita nga Rashçja, në vendin e dytë Bajram Shabani nga Kondova ndërsa në atë të tretin sh.f Dituria nga Saraji.
Sh.f Dituaria fituese e Olimpiadės shkollore Saraj 2010









Në komunën e Sarajit me sukses ka përfunduar manifestimi tradicional “Olimpiada shkollore –Saraj 2010”, në të cilën fitues është shpallur shkolla fillore Dituria nga Saraji, e cila ka fituar gjithsej 10 medalje dhe atë 6 të arta një të argjent dhe tre bronzë, në vendin e dytë është plasuar sh.f Bajram Shabani nga Kondova me gjithsej 11 medalje, tre të arta, gjashtë të argjenta dhe dy bronza ndërsa në atë të tretin sh.f Drita nga fshati Rashçe, me gjithsej shtatë medalje katër të arta , dy të argjenta dhe një të bronzë.

Fitues në garat e futbollit është shpallur sh.f Dituria nga Gërçeci, ndërsa në vendin e dytë u plasua sh.f. Sami Frashëri nga Gllumova, në vendun e tretë u plasuan nxënësit e sh.f Drita nga Rashçja. Në garat e volejbollit fitues është shpallur sh.f Drita nga Rashçja, në vendin e dytë Bajram Shabani nga Kondova ndërsa në atë të tretin sh.f Dituria nga Saraji.

Përveç garave sportive në Olipmiadën shkollore “Saraj 2010”janë mbajtur edhe garat e diturisë, në të cilat kanë marë pjesë të gjitha shkollat fillore që gravitojnë në Komunën e Sarajit. Për herë të parë në këtë manifestim kanë marë pjesë edhe nxënës nga shkollat fillore të Komunës së Zhelinës, ndërsa u luajt edhe një ndeshje miqësore futbolli mes nxënësve të shkollave të komunës së Sarajit dhe atyre të Zhelinës.

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së medaljeve në fjalimin e tij përpara nxënësve tha se qëllimi i komunës që drejton ai është që vitet e ardhshme komuna e Sarajit të jetë nikoqire e kësaj olimpiade në të cilën do të marin pjesë shumë shkolla nga më tepër komuna dhe e njejta të mer karakter rajonal.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Zhelinës z.Fatmir Uzeiri. Komuna e Sarajit ashtu sikurse edhe vitin e kaluar për të gjithë fituesit e Olimpiadës shkollore “Saraj 2010”, ka siguruar një ekskurzion dyditorë në qytetin e Strugës.

Publikuar: 25.05.2010 | 05:01
Lexuar: 804 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime