Në takim, Novakovski theksoi se KSHZ-ja përballet me mungesë të mjeteve financiare që të kryejë edukim të papenguar të administratës zgjedhore. Në këtë drejtim, misioni i OSBE-së dhuroi pajisje kompjuterike për nevojat e KSHZ-së.
Vazhdon bashkëpunimi mes Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe misionit vëzhgues të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, është konkluzioni i takimit të sotëm të kryetarit dhe zëvendësit të KSHZ-së dhe shefit të misionit të OSBE-së, Aleksandar Novakovski dhe Subhi Jakupi dhe Hoze Luis Herero.
Në takim, Novakovski dhe Jakupi theksuan se KSHZ-ja përballet me mungesë të mjeteve financiare që të kryejë edukim të papenguar të administratës zgjedhore. Në këtë drejtim, misioni i OSBE-së dhuroi pajisje kompjuterike për nevojat e KSHZ-së.
Ambasadori Luis Herero theksoi se me KSHZ-në kanë diskutuar edhe për përparimin e arritur me zgjedhjet në vitin 2009, por edhe për përmirësimin e mëtutjeshëm të procesit zgjedhor në vend.
Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë dhe nëse shteti është i gatshëm për to, Novakovski potencoi se deri më tani nuk ka marrë as informacion zyrta as jozyrtar për zgjedhje të parakohshme.
"Aktivitetet që zhvillohen për çdo ditë, si transferi i listës zgjedhore, transferi i të punësuarve dhe kompetencat e tjera nuk japin për të drejtë të mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme së shpejti", tha Novakovski. Ai shtoi kjo nuk është vendim i KSHZ-së, por i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Novakovski informoi se fillimi i qershorit pritet edhe teknikisht KSHZ-së, t'i barten kompetencat rreth azhurnimit të listës zgjedhore.
Për ambasadorin e OSBE-së, Herero pyetjen nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare është çështje e brendshme shtetërore, ndërsa ai siç theksoi, nuk është i njoftuar me kurrfarë mundësie për zgjedhje të parakohshme.