E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në historinë e Kosovës do të evidentohet keqardhja për Lidershipin e Kosovës i cili për motive të ulëta, nuk arriti që energjitë kolosale pozitive të popullit tonë të çliruara nga robëria shekullore, t’i koncentroj drejt ndërtimit dhe forcimit të shtetit të ri, modern e demokratik.
Siguria politike për sigurinë fizike






Nijazi IDRIZI

Pasiguria e individit për të ardhmen është trashëguar si instinkt nga njeriu i egër dhe është bartur te njeriu modern, duke e bërë atë konkurrent jo vetëm për të mirë po edhe për të keq.

Pasiguria e ekzistencës fizike e ka mësuar individin që të bashkohet me të tjerët në mënyrë të pandërgjegjshme, me instinkt, për të reaguar që të mbetet gjallë e i pacenuar nga kërcënimet e egërsisë dhe kjo është njohur si e drejta e bashkimit, një e drejtë themelore e legjitimuar me ligj nga e drejta për jetën e dhuruar nga natyra.
Për dallim nga kjo, pasiguria e lirisë fizike e ka mësuar individin, që në mënyrë të ndërgjegjshme, të bashkohet me të tjerët në organizime politike, jo vetëm për ta mbijetuar lirinë, por edhe për ta dominuar atë. Ky reagim i ka bërë individin e organizuar agresivë dhe “të panatyrshëm” në të drejtën e tij.

Në vendet e Ballkanit e edhe në Kosovë siguria e ekzistencës politike jo rrallë jeton në simbiozë me sigurinë e lirisë fizike, si nevojë e individëve për të mos e humbur lirinë për shkak të dyshimit për krimet e kryera në kohën e adoleshencës së tyre fizike e politike.

Në Kosovën tonë për shkak të robërisë serbe, motivet e njerëzve të tillë për të parë nga e kaluara e tyre kanë peshë të shumëfishtë. Kjo për shkak se një numër i tyre, në kohën e robërisë, të detyruar nga pushtuesi e edhe për përmbushjen e interesave të tyre, iu kanë bërë krah të keqes dhe dyshohen se kanë bërë krime të ndryshme mbi njerëz të pafajshëm, duke lënë emër të keq për veten e vet dhe pasoja afatgjata për shoqërinë tonë.

Një numër tjetër, në kohën e dramës më të madhe kombëtare e njerëzore të Kosovës, të nxitur nga ndjenja e madhështisë, dyshohen se kanë bërë veprime të dhunshme.

Për një numër tjetër të tyre në mungesë të ligjeve dhe pushtetit pas luftës, të motivuar nga dëshira e pasurimit të shpejtë, me logjikën feudale plaçkitëse të akixhinjve osmanli, dyshohen se përmes krimeve u pasuruan, duke e lënë vendin me ekonomi të pazhvilluar dhe popullin në varfëri.

Nga këta për të keq janë shquar shumë vendimmarrës të Institucioneve shtetërore të cilët kanë luajtur rol të dyfishtë edhe si zyrtarë edhe si biznesmen, duke i favorizuar projektet të cilat nuk kanë favorizuar zhvillimin ekonomik të Kosovës, por që kanë siguruar fitime të mëdha për bizneset private të tyre.

Edhe një numër i njerëzve të mekanizmave ndërkombëtarë të angazhuar nga OKB, BE...me emra të ndryshëm, UNMIK, EULEX...(të ngarkuar me përgjegjësi për luftimin e krimit në Kosovë), i dolën në krah krimit dhe pothuajse hapur, shuanin dhe bënin dosje me një tarifë prej 30 mijë euro, ndërsa me 300 mijë euro mund të “legjitimonin” edhe hedhjen e bombave në mes të Prishtinës.

Po ashtu ka zëra se edhe një numër i personelit të Ambasadave të huaja, deri te niveli i ambasadorëve, janë futur në vallen e krimit, duke pranuar shpërblime të majme nga Lidershipi i vendit për mbështetjen që u kanë dhënë atyre në situatat kur ata janë rrezikuar nga ligji.

Për fat të keq, “për ta tejkaluar këtë gjendje”, edhe një pjesë e njerëzve qëllimmirë iu është bërë krah të keqes, duke e ndjekur idenë e njohur “ta marrim kalanë nga brenda”! Këtë dikush e quajti si arsyetim i frikës së tyre për tu përballë me të keqen, kur ajo i frynte “në qafë”, siç i fryu mikut tim Selimit nga Ferizaj.

Për të gjithë këta njerëz kudo që të jenë nevoja për konkurrencë politike është jetike! Për fatin e tyre, këtë mundësi e ofrojnë shoqëritë demokratike të cilat nuk vendosin kufizime ligjore për veprim politik, por këto kufizime i lë në dorë të opinionit publik i cili në vendet me traditë demokratike është i organizuar mirë dhe e bënë punën perfekt.

Atje njerëzit janë të privuar nga mundësia që të fshihen pas pushtetit, sepse opinioni atje ua numëron përplasjet me ligjin edhe në kohën e adoleshencës kur ata mund të jenë gjobitur për shpejtësi të vozitjes.

Përkundër kësaj Kosova ofron kushte të favorshme për ta mbuluar krimin nga harresa, për shkak se shoqëria civile nuk është e organizuar mirë. Ajo mezi po mbijeton nga presioni politik dhe material.

Këto pamje i kanë autokracitë e njohura nga civilizimet e njerëzimit të cilat në organizimet hierarkike të modeleve preferenciale, njerëzit i poziciononin në hierarki dhe i ngarkon me përgjegjësi, sipas kontributit që ata e kanë dhënë në krime.

Edhe mbi themelet e sotme të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës, pas unifikimit të të gjithë faktorëve të përmendur, tashmë është kompletuar kjo pamje e cila e ka zhytur shoqërinë tonë në një rreth vicioz, pasojat e të cilit po duken tashmë.

Kompletimi dhe përdorimi i përkryer i infrastrukturës së pushtetit nga kjo strukturë e ka bërë të pamundur funksionimin e tri pushteteve në mënyrë të pavarur, edhe pse këto pushtete janë të ndara me ligj.

Përmasat e kësaj strukture janë të tilla sa ato janë në gjendje që të maten me të gjitha organizimet e shoqërisë kosovare veç e veç dhe t’i mundin ato.

Por edhe bashkimi i tyre sot nuk po arrin që të jetë efikas për shkak se ai po sulmohet nga të gjitha anët, nga struktura vendore dhe ndërkombëtare e krimit e cila nevojën për tu mbrojtur e ka jetike. Ato për këtë qëllim janë në gjendje që ta plaçkitin edhe dhomën e dëshmive e cila shkallë të lartë të sigurisë, “pa lënë asnjë gjurmë” dhe të neglizhojnë, dëshmitë e tyre për “drejtësinë ndërkombëtarëve” në Kosovë.

Në historinë e Kosovës do të evidentohet keqardhja për Lidershipin e Kosovës i cili për motive të ulëta, nuk arriti që energjitë kolosale pozitive të popullit tonë të çliruara nga robëria shekullore, t’i koncentroj drejt ndërtimit dhe forcimit të shtetit të ri, modern e demokratik. Përkundrazi ata iu bënë krah vampirëve dhe e kafshuan atë, duke e lënë pa fije fuqie.

Publikuar: 10.12.2014 | 15:36
Lexuar: 1008 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime