Kryeministri Berisha së bashku me nipër dhe mbesa të tjera të tij kanë vizituar foshnjën e porsalindur në maternitetin Mbretëresha Geraldinë në kryeqytet.
Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Berisha, është bërë nënë për herë të katërt dhe këtë herë nëna e një djali, pas tre vajzave.
Kryeministri Berisha së bashku me nipër dhe mbesa të tjera të tij kanë vizituar foshnjën e porsalindur në maternitetin Mbretëresha Geraldinë në kryeqytet.
Kryeministri është pritur nga drejtori i maternitetit Halim Kosova. Berisha ka uruar stafin mjekësor për përkujdesjen ndaj nënave dhe foshnjave.
Mësohet se pas lindjes foshnja e porsalindur si dhe nëna e tij Argita gëzojnë shëndet të plotë, transmeton Ballkanweb.