E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas të dhënave të Ministrisë, 70 nënpunës të vet kanë paraqitur fletëparaqitjet e veta tatimore të hyra mesatare prej 50.000 euro në vit, derisa gjatë kontrollit më të detajuar të autoriteteve është vërtetuar, se ata posedojnë pronë të patundshme me vlerë prej 800.000 deri në tre dhe më shumë milionë euro. Nëpunësit janë suspenduar, dhe kundër tyre janë parashtruar kallëzime penale.
70 milioner tė paligjshėm tė punėsuar nė Ministrinė e Financave tė Greqisė










Në mesin e të punësuarve në Ministrinë greke të Financave janë zbuluar 70 milioner të paligjshëm

Ministria greke e Financave ka zbuluar 70 milioner të paligjshëm në mesin e personelit të vet, publikuan sot mediat greke.

Sipas të dhënave të Ministrisë, 70 nënpunës të vet kanë paraqitur fletëparaqitjet e veta tatimore të hyra mesatare prej 50.000 euro në vit, derisa gjatë kontrollit më të detajuar të autoriteteve është vërtetuar, se ata posedojnë pronë të patundshme me vlerë prej 800.000 deri në tre dhe më shumë milionë euro. Nëpunësit janë suspenduar, dhe kundër tyre janë parashtruar kallëzime penale.

Lufta me korrupsionin dhe derdhja e mjeteve shtetërore u forcua në Greqi, pasi që Qeveria e Jorgos Papandreut ka fituar një pako të madhe masash për kursim, të cilët do të mundësojnë të ulet deficiti shtetëror prej 13,6 për qind në më pak se tre për qind nga bruto prodhimi vendor i shtetit deri në vitin 2014. Pritet zbritja e tatimit në buxhet nga ulja e rrogave dhe pensioneve, paksëimine shpenzimeve joprodhuese dhe lufta me praktikë të gjërë shpërndarëse në vend për mospagimin e tatimit, me çfarë shteti humbet me qindra milion euro.

Ministria e Financave ka hapur linjë speciale telefonike, në të cilën mundet çdonjëri të lajmërohet anonim dhe të paraqesë ngjarje të korrupcionit apo derdhjes së mjeteve nga buxheti.

Ashtu, Greqia nga njëra anë do të vëzhgohet nga Bashkimi Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane, ndërsa nga ana tjetër, nga kontrollorët e vet, të cilët do të përcjellin nëse plotësohen në përgjithësi masat qeveritare për kursim.

Treshja, BE, FMN dhe Banka Qendrore Evropiane vëzhguesit do t'i dorëzojnë gjatë verës, para se të miratohet kësti i dytë nga borxhi i Greqisë, i cili arrin nëntë miliard euro.

Publikuar: 27.05.2010 | 17:34
Lexuar: 330 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime