E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Jam shumë e lumtur që KE-ja miratoi rekomandimin për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës të marrin vendimin final", tha Malmstrom në konferencën e posaçme për shtyp.
Hiqen vizat pėr Shqipėrinė









Komisioni Evropian miratoi heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

Komisioni Evropian ka miratuar heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Lajmi i mirë për të gjithë shtetasit shqiptarë është dhënë sot në mesditë nga komisiarja për Çështjet e Drejtësisë në KE, Sesilia Malmstrom, transmetojnë mediat shqiptare.

"Jam shumë e lumtur që KE-ja miratoi rekomandimin për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës të marrin vendimin final", tha Malmstrom në konferencën e posaçme për shtyp.

Ndërsa vijoi: "Ky propozim është një lajm i mirë për popujt e Shqipërisë dhe Bosnjës po kështu është pjesë shumë e rëndësishme e politikes brenda BE-së. Propozimi i sotëm vjen pas një pune të rëndësishme dhe të përgëzoj autoritetet e dy vendeve, sepse kanë bërë përmirësime në fushën e ligjeve. Megjithatë ka ende disa kritere që duhet të plotësohen. Shqipëria duhet të ketë një strategji për riatdhesimin e shqiptarëve, duhet të forcohen kapacitetet për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po kështu edhe Bosnja".

Se si do të plotësohen këto kritere mbetet për t'u parë gjatë muajve të verës. Komisarja Malmstrom, sqaron se "Komisioni Evropian do të monitorojë gjatë verës kriteret e vendosura Komisioni. Pas monitorimit do të ketë një tjetër vlerësim. Më lejoni të theksoj se duhet një përgjegjësi nga ana e këtyre dy vendeve për realizimin e kritereve".

Më tej ajo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm nëse ka një afat përfundimtar, të parashikueshëm për hyrjen të fuqi të ligjit për regjimin e vizave për këto dy vende.

Malsmtron theksoi se gjithçka do të shkojë sipas procedurave që janë ndjekur për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi një vit më parë. Pra do të vijë një ekip i KE-së gjatë muajve të verës në Shqipëri, që do të bëjë një raport në fillim të vjeshtës, lidhur me plotësimin e tre kritereve të mbetura. Pra, sipas saj, s'ka një datë fikse, por procedura të domosdoshme për t'u ndjekur deri në finalizimin e ligjit.

Publikuar: 27.05.2010 | 17:42
Lexuar: 394 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime