Rish shënoi fitoren e tretë me radhë në disiplinën e sllallomit, duke lënë pas italianen Nikol Gus, e cila erdhi me vonës prej 45 të qindtave. Në vendin e tretë u ndal skiatorja nga Sllovakia, Veronika Zuzulova me vonesë prej 66 të qindtave.
Maria Rish është fituese e garës botërore në sllallom, e cila u zhvillua në Sljemen të Kroacisë.
Në radhitjen e përgjithshme, pas 5 garave, kryeson gjermanja Maria Rish me 400 pikë, para Lindzi Von me 290 pikë. Në vendin e tretë është Sharka Zahrobska me 284 pikë.
Volgang Loicel është fitues garën në kërcime me ski në Insbruk të Austrisë në kuadër të turneut "4 kërcimoret".
Austriaku Loicel me gjatësitë 126.5 m dhe 128.5 metra tuboi gjithsej 261 pikë, duke lënë pas bashkpatriotin e tij Shlirencauer, i cili grumbulloi 260.3 pikë. Martin Shmit u ndal në pozitën e tretë me gjithsej 257.7 pikë.
Lojcel tani kryeson në renditjen e përgjithshme me 822.5 pikë, para zviceranit Simon Aman, i cili në Insbruk u ndal vetëm në pozitën e 8-të. Gara e ardhshme dhe e fundit në kuadër të turneut "4 kërcimoret" do të zhvillohet me 6 janar në Bishofshofen të Austrisë.
Besnik Shabani