Në kumtesën për mediat të MASH-it qëndron se dy kushtet themelore ishin, as të kapërcehet vlera e mjeteve të siguruara dhe të paguara në bazë mujore dhe vjetore, as të zvogëlohet ose të rritet rroga e çdo të punësuari individualisht, që është në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese kolektive.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon në kapërcimin e problemit, përmes gjetjes së zgjidhjes ligjore, e cila do të sigurojë realizim të dy parakushteve kryesore, të cilat janë prezantuar në procedurën e lidhjes së marrëveshjeve për punë të Fakultetit Stomatologjik dhe të Mjekësisë.
Në kumtesën për mediat të MASH-it qëndron se dy kushtet themelore ishin, as të kapërcehet vlera e mjeteve të siguruara dhe të paguara në bazë mujore dhe vjetore, as të zvogëlohet ose të rritet rroga e çdo të punësuari individualisht, që është në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese kolektive.
"Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhje me drejtorin e Klinikës stomatologjike dhe dekanin e Fakultetit Stomatologjik, ku nga ana e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov u propozua zgjidhje për tejkalimin e problemit, i cili do të sigurojë pagesë të të ardhurave personale, konform dispozitave pozitive", thuhet në kumtesën e MASH-it.
Nga atje i bindin të gjithë të punësuarit e Fakultetit Stomatologjik se pas kapërcimit të këtij problemi teknik, i cili u paraqit në procesin e zgjidhjes së kësaj çështje, të ardhurat personale me kohë dhe sistematikisht do të rregullohen. Në kumtesë shtohet se pagesa e rrogave në arsim nga aspekti buxhetor aspak nuk është dhe nuk ka qenë i rrezikuar