E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Arrestimet pasojnë akuzat e egra ndaj shkrimtarëve të vlerësuar Orhan Pamuk dhe Elif Shafak. Shkrimtarët janë cilësuar si kukulla e “lobit ndërkombëtar të letërsisë” të përkushtuar për të diskredituar Partinë për Drejtësi e Zhvillim.
New York Times: Paranojat e një Presidenti


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan ka deklaruar searrestimet e fundit të 14 dhjetorit ishin të nevojshme për të eliminuar agjentët e një “shteti paralel”, të cilët synonin për të marrë pushtetin.

Por përpjekjet e zotit Erdoan për të shtypur kundërshtarët kritikë dhe disidentë, e tregojnë një udhëheqës autoritar, shkruan New York Times.

Arrestimet pasojnë akuzat e egra ndaj shkrimtarëve të vlerësuar Orhan Pamuk dhe Elif Shafak. Shkrimtarët janë cilësuar si kukulla e “lobit ndërkombëtar të letërsisë” të përkushtuar për të diskredituar Partinë për Drejtësi e Zhvillim.

Erdoani përmes ligjeve të reja ka kufizuar rëndë lirinë e internetit dhe ka frenuar pavarësinë e gjyqësorit, pas skandalit të korrupsionit që tronditi qeverinë në dhjetorin e shkuar.

Prandaj koha e arrestimeve masive përkon me njëvjetorin e skandalit. Shumica e gazetarëve të arrestuar punojnë për Grupin “Samanyolu” dhe gazetën “Zaman”, që të dy të lidhur me Fethullah Gylen, një klerik, kritik i politikave të zotit Erdoan.

Në shtator, qeveria e Erdoanit njoftoi një strategji të re për përpjekjet e Turqisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, BE ka kritikuar rëndë arrestimetmasive të kohëve të fundit, duke i quajtur ato të “papajtueshëm me lirinë e mediave, i cili është parimi bazë i demokracisë”

Paranojat e Erdoanit janë thellësisht shqetësuese. Përpjekjet e gjithanshme të ndërmarra nga qeveria e tij për të shtypur lirinë e medias dhe gjyqësorin po shkatërron demokracinë në Turqi.

Vitin e ardhshëm, Turqia do të marrë presidencën e “G20″-ës. Erdoan shpreson ta përdorë këtë si një platformë për të ngritur Turqinë në nivel ndërkombëtar.

Publikuar: 22.12.2014 | 00:02
Lexuar: 1734 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime