E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kompania celulare "Plus" parashikon të investojë rreth 100 milionë euro në dy vitet e para prej të cilave rreth 35 milionë janë vendosur aktualisht në dispozicion nga ana e investitorëve shqiptarë me qëllim shtrirjen e rrjetit në të gjithë Shqipërinë brenda pak kohesh", deklaroi Buchnik.









"Plus", operatori më i ri i telefonisë celulare pritet të hyjë në tregun shqiptar të telekomunikacioneve në muajin korrik 2010.

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë "Plus", Moni Buchnik tha të mërkurën pasdite në një konference për shtyp në Hotel Sheraton se "Plus" do të fokusohet në ndërtimin e një rrjeti cilësor në një kohë rekord me qëllim, ofrimin e vlerave më të mira për klientin.

"Kompania celulare "Plus" parashikon të investojë rreth 100 milionë euro në dy vitet e para prej të cilave rreth 35 milionë janë vendosur aktualisht në dispozicion nga ana e investitorëve shqiptarë me qëllim shtrirjen e rrjetit në të gjithë Shqipërinë brenda pak kohesh", deklaroi Buchnik.

Kështu, Shqipëria në korrik do të ketë operatorin e 4-t celular, në një treg që llogarit 3.3 milionë banorë.

Futja e tij në treg parashikon të sjellë ulje të tarifave për bisedat celulare, të cilat në tre vitet e fundit janë reduktuar me rreth 20 për qind.

Në fushën e telekomunikacionit, "Plus" do të sjellë si shërbime të reja, teknologjinë 3G për navigimin në internet dhe mbartja e të njëjtit numër nga klienti, edhe në rast të ndryshimit të kompanisë celulare.

Kompania celulare "Plus" u formua në qershor 2009 dhe zotëron licencën GSM, pasi fitoi tenderin ndërkombëtar të zhvilluar në janar 2009 për licencen e operatorit të 4-t në tregun shqiptar, duke ofruar 7.2 milionë euro

Publikuar: 27.05.2010 | 20:54
Lexuar: 845 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
uamd (21/12/2010 17:41:14) po ndonje vend pune do kete ketu,,,,?

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime