Rritja ka të bëjë, para se gjitash, me vlerën më të lartë të Bruto rrogës mesatare mujore për një të punësuar në sektorin e arsimit për 8,2 për qind, minierë dhe nxjerrje e gurëve për 7,3 dhe në industrinë përpunuese për 6,8 për qind.
Bruto rroga mesatare mujore për një të punësuar në mars të këtij viti, në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar është më e madhe për 1,1 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikës.
Rritja ka të bëjë, para se gjitash, me vlerën më të lartë të Bruto rrogës mesatare mujore për një të punësuar në sektorin e arsimit për 8,2 për qind, minierë dhe nxjerrje e gurëve për 7,3 dhe në industrinë përpunuese për 6,8 për qind.
Rritje më e madhe e bruto rrogës mesatare mujore për një të punësuar në mars në krahasim me shkurtin të këtij viti është vërejtur në sektoret arsim për 6,6 për qind, industria përpunuese 5,5 për qind dhe hotele dhe restorante për 4,7 përm qind.
Bruto rroga mesatare mujore për një të punësuar në muajin mars arrin 29.938 denarë, ndërsa vlera e neto rrogës është 20.338 denarë, e cila në krahasim me marsin e vitit të kaluar është më e lartë për tre për qind.
Në mars 3,6 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë rrogë.