E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

BDI akuzon PDSH-në se gjatë qeverisjes së saj ka punësuar qytetarët shqiptar pa vendime në përpekje për të siguruar votat e tyre, të cilëve tashi u skadon kontrata e punës.
BDI:PDSH punėsonte me kontratė pėr vota

Pas akuzave që në ditët e fundit kanë drejtuar partitë opozitare shqiptare PDSH dhe DR ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim largim dhe degradim të shqiptarëve nga vendet e tyre të punës, është përgjigjur Bashkimi Demokratik për Integrim.
"Të gjithë shqiptarët të cilët kanë mbetur pa punë gjatë ditëve të fundit nuk janë larguar nga puna për shkak se janë shqiptarë, por për shkak se kanë qenë të angazhuar në afat të kufizuar kohor dhe u kanë përfunduar kontratat për marrëdhënie pune. Të gjithë këta shqiptarë, për fat të keq, janë punësuar gjatë periudhës së qeverisjes së gabuar të PDSH-së me ç'rast, atyre nuk u është rregulluar ligjërisht statusi i punësimit dhe as nuk u janë dhënë vendime pune", thuhet në përgjigjen e BDI-së.
"Këta shqiptarë, për fat të keq, u keqpërdorën gjatë fushatës parazgjedhore dhe u manipuluan nga PDSH-ja e cila, në përpjekje për të siguruar vota, shqiptarëve u ndante vende pune të cilat nuk ishin paraparë në asnjë procedurë ligjore apo institucionale", theksohet në përgjigjen e BDI-së, drejtuar PDSH-së dhe DR-së.

Publikuar: 05.01.2009 | 18:30
Lexuar: 896 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime