E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Linjat hekurudhore janë cak i lehtë i terroristëve, të cilët gjatë këtyre ditëve deri më 31 maj i shpallën si 'ditë të zeza' ", deklaroi ministrja.
Sė paku 65 tė vdekur nė njė atentat tė kryengritėsve maoistė ndaj njė treni nė Indi
Së paku 65 persona humbën jetën dhe mbi 150 janë lënduar në atentatin e sotëm të kryengritësve maoistë ndaj një treni në Indi, deklaroi ministja e Komunikacionit Hekurudhor, Mamata Banerxhi

Trembëdhjetë vagonë të trenit për udhëtarë, i cili ka qarkulluar nga Kalkuta për në Mumbai, kanë dalë nga binarët pas aktvizimit të mjetit shpërthyes, dhe kanë rënë në trasenë dytësore, nëpër të cilën ka qarkulluar një tren transportues.

Tre vagonë të trenit të udhëtarëve janë goditur drejtpërdrejtë nga treni transportues.

Treni ka dalë nga binarët në orën 01:30 sipas kohës lokale, në rajonin e Xhargramit, në shtetin Bengali Perëndimor, i cili konsiderohet si njëri prej konfirmimeve të kryengritësve maoistë.

"Linjat hekurudhore janë cak i lehtë i terroristëve, të cilët gjatë këtyre ditëve deri më 31 maj i shpallën si 'ditë të zeza' ", deklaroi ministrja.

Ajo vërejti se autoritetet i përforcuan masat e sigurisë në komunikacionin hekurudhor, por nuk mund ta ndërpresin qarkullimin e trenave.

Maoistët veprojnë në 20 prej 28 shteteve në Indi, por më të fuqishme janë në Bihar, në Bengalin Perëndimor dhe në Çatisgar, vërejnë agjencitë.

Publikuar: 28.05.2010 | 04:13
Lexuar: 430 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime