Katedra për gjuhë gjermane nga Universiteti i Rijekës drejtuar nga Dr. Boris Duda, Fakulteti Filologjik i USHT-së udhëhequr nga doc.dr Izer maksuti dhe Programi i lektorëve i Robert Bosch Stiftung (Michael Sallat, Romea Kliëer) këtë muaj në qytetin e Rjekësë organizuan Seminarin për Procesin e Bolonjës.
Bashkëpunimi shkencor në mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Rjekës nga Republika e Kroacisë po intensifikohet, kështu konfirmon Dekani i Fakultetit Filologjik të doc.dr Izer Maksuti.
Katedra për gjuhë gjermane nga Universiteti i Rijekës drejtuar nga Dr. Boris Duda, Fakulteti Filologjik i USHT-së udhëhequr nga doc.dr Izer maksuti dhe Programi i lektorëve i Robert Bosch Stiftung (Michael Sallat, Romea Kliëer) këtë muaj në qytetin e Rjekësë organizuan Seminarin për Procesin e Bolonjës.
Seminari dyditor trajtoi kompetencat dhe zhvillimin e kurrikulës në Procesin e Bolonjës, në të cilin morën pjesë mësimdhënës dhe studentë nga Katedra e gjuhës gjermane nga USHT-ja.
Dekani doc.dr. Izer Maksuti theksoi se me anë të prezantimeve teorike, metodave simuluese dhe shembujve praktik ligjëruesit në seminar, z.Florim Zilbeari (Katedra e gjuhës gjermane në USHT), z.Michael Sallat, z. Steffen Hetschold (Robert Bosch Stiftung) dhe Boris Dudash (Katedra për gjuhë gjermane Rjekë), iu mundësuan studentëve pjesëmarrës që të njihen më konkretisht me plan-programet studimore të Procesit të Bolonjës, si dhe në sfidat që paraqiten gjatë implementimit të tij në sistemin arsimor sipëror e me të cilat studentët ballafaqohen gjatë studimeve

Vlen të theksohet se seminari i parë me këtë temë u mbajt në USHT në muajin shkurt të këtij viti dhe Universiteti ynë me Universitetin e Rjekës bashkëpunon edhe në fusha të tjera si: shkëmbimin e shkencëtarëve për ligjërata, konferenca dhe takime të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e studentëve si dhe programeve shkencore-arsimore. Dy Universitetet asistojnë në fushën e hartimit të projekteve të përbashkëta, projekte jo vetëm sa i përket ngritjes së cilësisë së mësimdhënies por njëkohësisht edhe të projekteve kërkimore shkencore të nevojshme për rritjen e niveleve akademike.