E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me fjalë të tjera, në atë masë që ekziston një problem konkurueshmërie për Europën, ai është i shkaktuar kryesisht prej politikave të Gjermanisë, që praktikisht po eksportojnë deflacionin tek fqinjët e vet.
Aktorët e këqinj të Europës








The New York Times - Paul Krugman

Këtu jemi dëshmitarë të fuqisë së madhe shkatërruese të ideve të këqia. Nuk është i tëri faji i Gjermanisë ? Gjermania është një aktor i madh në Europë, por ajo është në gjendje që të imponojë politika deflacioniste, vetëm sepse një pjesë e madhe e elitës europiane e ka "ngrënë" këtë narrativë false. E vetmja gjë që duhet të pyesim është se çfarë do ta sillte rikthimin e realitetit.

Ekonomia e SHBA më në fund duket se po del nga gropa e thellë ku kish rënë gjatë krizës financiare globale. Fatkeqësisht, Europa, epiqendra tjetër e krizës, nuk mund të thotë të njëjtën gjë. Papunësia në zonën e Euros është në pothuajse dyfishin e nivelit të asaj në SHBA, ndërkohë që inflacioni është shumë më poshtë e objektivi zyrtar dhe deflacioni është shndërruar në një rrezik të afërt.

Investitorët kanë mbajtur shënim: normat e interesit në Europë kanë rënë, teksa të ardhurat nga bonot gjermane janë vetëm 0.7%. Eshtë ai lloj përqindjeje që dikur e lidhnim me deflacionin në Japoni, dhe tregjet po sinjalizojnë vërtetë se presin që Europa të përjetojë dekadën e saj të humbur.

Përse ka hyrë Europa në këto rrugë të errëta? Urtësia mbizotëruese mes politikëbërësve europianë është se jemi duke parë çmimin e papërgjegjshmërisë: Disa qeveri nuk kanë arritur të sillen me maturinë që kërkon një monedhë e përbashkët, duke zgjedhur të kënaqin dëshirat e votuesve të paorientuar si dhe të kapen pas doktrinave ekonomike të dështuara. Dhe nëse më pyesni mua (si dhe disa ekonomistë të tjerë që janë marrë shumë me këtë çështje) kjo analizë është në thelb e drejtë, përveçse për një gjë: Ata gabojnë identitetin e aktorëve të këqinj.

Sepse sjellja e keqe në qendër të fatkeqësisë me "xhirim të ngadaltë" që po i ndodh Europë nuk vjen nga Greqia, Italia apo Franca. Vjen nga Gjermania.

Nuk po mohoj që qeveria greke u soll keq përpara krizës, as edhe që Italia ka një problem të madh me rënien e produktivitetit. Por Greqia është një vend i vogël, problemet fiskalë të të cilit janë unikë, ndërkohë që problemet afatgjatë të Italisë nuk janë burimi i prirjes deflacioniste të Europës. Nëse përpiqeni të identifikoni shtetet, politikat e të cilëve kanë qenë shumë jashtë linje përpara krizës dhe që e kanë dëmtuar Europën që kur nisi kriza, dhe që refuzojnë të mësojnë nga eksperienca, gjithçka të çon tek Gjermania si aktori kryesor.

Mendoni sidomos krahasimin mes Gjermanisë dhe Francës.

Për Francën flitet keq në media, sidomos për humbjen e supozuar të konkurueshmërisë nga ana e saj. Zëra të tillë e ekzagjerojnë shumë realitetin; nga shumica e artikujve në media nuk e mëson kurrë që Franca ka në fakt një defiçit tregtar shumë të vogël. Sërish, në atë masë sa të mendosh se ka një problem këtu, prej ku buron ai? A është gërryer konkurueshmëria e Francës, prej rritjes së madhe të kostove dhe çmimeve?

Jo, aspak. Që kur u fut në përdorim Euro në vitin 1999, deflatori i GDP francez (çmimi mesatar i mallrave dhe shërbimeve të prodhuar në Francë) është rritur me 1.7% në vit, ndërkohë që kostot për njësi pune janë rritur me 1.9% çdo vit. Të dy këto shifra janë në linjë me targetin e Bankës Qendrore Europiane dhe të ngjashme me atë që ndodhi në SHBA, Gjermania, nga ana tjetër, është shumë jashtë linje, teksa rritja e çmimeve dhe kostos për njësi pune ka qenë respektivisht 1 dhe 0.5%.

Dhe nuk është vetëm Franca, kostot e të cilës janë pikërisht aty ku duhet të jenë. Spanja pa rritje të kostove dhe çmimeve gjatë krizës së banesave, por në këtë pikë të gjithë tepritë janë eleminuar përgjatë viteve të papunësisë së lartë dhe frenimit të rritjes së pagave. Rritja e kostove në Itali ka qenë pak si shumë e lartë, por nuk është aspak aq jashtë linje sa Gjermania.

Me fjalë të tjera, në atë masë që ekziston një problem konkurueshmërie për Europën, ai është i shkaktuar kryesisht prej politikave të Gjermanisë, që praktikisht po eksportojnë deflacionin tek fqinjët e vet.

Po borxhi? A nuk po paguan Europa jogjermane çmimin për papërgjegjshmëritë fiskale të të kaluarës? Në fakt kjo është një histori vetëm për Greqinë dhe për askënd tjetër. Dhe është sidomos e gabuar për rastin e Francës, e cila nuk po përjeton aspak një krizë fiskale; Franca aktualisht mund të marrë hua afatgjata me norma interesi shumë të ulëta, që janë vetëm pak më shumë se sa ato për Gjermaninë.

Megjithatë, politikëbërësit europianë duken të vendosur të fajësojnë shtetet e gabuar dhe politikat e gabuara për telashet e tyre. E vërtetë, Komisioni Europian ka hartuar një plan për të stimuluar ekonominë përmes investimeve publikë ? por shpenzimet publikë janë kaq të vegjël në krahasim me problemin, saqë plani duket pothuajse një shaka. Dhe ndërkohë, komisioni po paralajmëron Francën, e cila ka kostot më të ulëta të huamarrjes në historinë e saj, se mund të përballet me gjoba për shkak se nuk po ul mjaftueshëm deficitin buxhetor.

Po përse nuk zgjidhin problemin e inflacionit të pakët në Gjermani? Një politikë monetare shumë agresive mund të zgjidhë problemin (ndonëse nuk do vija bast), por zyrtarët gjermanë të politikës monetare paralajmërojnë kundër politikave të tilla.

Këtu jemi dëshmitarë të fuqisë së madhe shkatërruese të ideve të këqia. Nuk është i tëri faji i Gjermanisë ? Gjermania është një aktor i madh në Europë, por ajo është në gjendje që të imponojë politika deflacioniste, vetëm sepse një pjesë e madhe e elitës europiane e ka ?ngrënë? këtë narrativë false. E vetmja gjë që duhet të pyesim është se çfarë do ta sillte rikthimin e realitetit.

Publikuar: 30.12.2014 | 19:03
Lexuar: 1222 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime