E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një mbrëmje Gala, organizatorët shpallën për të gjashtin vit radhazi, 11 personalitetet më të mira të vitit 2009, në letërsi, përkthim, art pamor, aktrim, kinematografi dhe ndanë dhe 2 çmime speciale për aktoren e skenës, Drita Pelingu dhe për këngëtaren Vaçe Zela.
Ēmimet “Kult 2010”, ndahen pėr 11 personalitetet mė tė mira tė vitit 2009




















Suada Daci

- Në aktivitetin për ndarjen e çmimeve "Kult 2010" të organizuar mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB) nga Akademia "Kult", u nderuan me çmime 11 personalitete të arrtit, letërsisë, përkthimit, aktrimit, kinematografisë, të përzgjedhur ndër 44 artistë e krijues, etj, që përgjatë një viti kanë treguar vlera dhe risi në artin dhe kulturën shqiptare.

Në një mbrëmje Gala, organizatorët shpallën për të gjashtin vit radhazi, 11 personalitetet më të mira të vitit 2009, në letërsi, përkthim, art pamor, aktrim, kinematografi dhe ndanë dhe 2 çmime speciale për aktoren e skenës, Drita Pelingu dhe për këngëtaren Vaçe Zela.

Si "Aktori më i mirë 2010" u nderuan Vasjan Lami me rolin Garibaldit te shfaqja "Forca e zakonit" dhe Yllka Mujo, me rolin e Filumenës tek "Filumena Marturano".

Trofeun " Regjisori më i mirë, 2010" e mori Kushtrim Bekteshi me dramën "Kush ka frikë nga Virxhinia Woolf".

Shpresa Beka u shpall "Interpretuesja lirike më e mirë, 2010" në rolin e Adalgizës te opera "Norma". Genc Shkodrani rrëmbeu trofeun si "Skenaristi më i mirë 20010" për operën "Norma". "Artiste më e mirë e artit pamor 2010" u shpall Najada Hamza për ekspozitën personale "28 maj".

Kujtim Prodani mori trofeun "Albumi më i mirë muzikor 2010" titulluar "Me sytë nga Dera". Çmimin si "Instrumentistja më e mirë 2010" e mori pianistja Merita Rexha për koncertin recital me pjesë nga Robert Schumann.

Çmime u ndanë për botimet artistike, përkthimet dhe botimet studimore. Çmimi për "Botimi më i mirë 2010" iu dha autorit Bashkim Shehu për romanin "Mozart me vonesë". Aurel Plasari mori çmimin si "Përkthyesi më i mirë 2010" për librin "Poezi' të Anna. A. Ahmatova, ndërsa "Botimi studimor më i mirë 2010", u vlerësua "Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare" i Ferid Dukës.

Pika kulminante përveç të vlerësuarve u bënë dhe të ftuarit, ku mbrëmjen e çmimeve "Kult 2010" e nderoi solistja e Teatrit Bolshoi të Moskës, Helena Ajushjeva, që përshendeti me një pjesë nga opera "La Bohem".

Si çdo vit, puna për përzgjedhjen e fituesve të cmimeve "Kult" ka nisur në fillim të vitit për evidentimin e të gjitha aktiviteteve kulturore dhe artistike të zhvilluara gjatë 2009-tës në Shqipëri.

Artistët e nominuar për çmimet "Kult 2009" sipas kategorive ishin:

Aktori i vitit:

Arben Derhemi (Zbutësi i kafshëve)-" Forca e zakonit"
Vasjan Lami (Garibaldi)- "Forca e zakonit"
Roland Trebicka (z.Smith)- "Këngetarja tullace"
Viktor Zhusti (Xhorxhi)- "Kush ka frikë nga Virginia Woolf"

Aktorja e vitit:

Armela Demaj (Bernarda Alba)- "Shtëpia e Bernarda Albës"
Eva Alikaj (Marta)- "Kush ka frikë nga Virginia Woolf"
Olta Dako (Maria)-"Të gjithë me huqe"
Yllka Mujo (Filumena)- "Filumena Marturano"


Regjia e vitit:

Alfred Trebicka- "Kolonel Zogu"
Driada Dervishi- "Boll kështu nuk shtyhet më"
Kushtrim Bekteshi- "Kush ka frikë nga Virginia Woolf"
Milto Kutali- " Romancë dashurie"

Skenografi:

Genc Shkodrani- "Norma"

Ilir Martini- "Burri im ka ...0 km"
Sonilda Bardhoshi - "Parfumeria"
Zef Paci- "Shën Gjon Kryepremi"

Artisti Pamor:

Hasan Nallbani- ekspozitë personale pikturë "2006-2009"
Lumturi Blloshmi- ekspozitë personale "It's wonderful life"
Najada Hamza- ekspozitë personale "28 maj"
Ziso Kamberaj- ekspozitë e përbashkët me Marco Fantini

Interpretuesi lirik:

Armaldo Kllogjri (Andrea Chenier)- "Andrea Chenier"
Etleva Golemi (Maddalena de Coigny)- "Andrea Chenier"
Evis Mula (Bess)- " Porgy and Bess"
Shpresa Beka (Adalgiza)- "Norma"

Instrumentisti i vitit

Dhurata Lazo (piano)- koncert me orkestrën e RTSH-së me pjesë nga kompozitori Edëard Greig në koncert për piano në La Minor, opus 16" si dhe "Simfonia nr.4 Mi b major", e Anton Bruckner
Merita Rexha (piano), -koncert recital me pjesë nga Robert Schumann
Petrit Çeku (kitarë)- koncert për kitarë për orkestër me orkestrën e RTSH-së, me pjesë nga Kujtim Laro, Dimitri Shostakoviç dhe Joaquin Rodrigo

Suela Mullaj (violinë)- koncert me orkestrën e RTSH-së së bashku me violinçelistin ukraninas Aleksandër Zyumbrovksi me 2 uvertura të Rossinit si dhe një koncert për violinë, violinçel dhe piano i Beethoven

Botime artistike

Bashkim Shehu: Mozart me vonesë- roman
Eqerem Basha: Shtëpia e Mallit- tregime
Ledia Dushi: Me mujt me fjet.... me kthimin e shpendëve- poezi
Romeo Çollaku: Për shtegëtarët e pak metrave katrorë- tregime

Botime të përkthyera:

Afrim Koçi, Tomas Man-Mali magjik- roman
Aurel Plasari, Anna A.Ahmatova- poezi
Ben Andoni, Mesa Selimovic- Dervishi dhe Vdekja- roman
Virgjil Muçi, Ivo Andric- Kronikat e Travnikut (Koha e Konsujve)- roman

Botime studimore:

Ferid Duka- Shekjut osmanë në hapsirën shqiptare- studime dhe dokumenta
Floresha Dado-Sfida teorike të histriografisë letrare- studim
Pëllumb Xhufi- Nga Paleologët te Muzakjat: Berati dhe Vlora shek.XII-XV- studim, histori
Ludmilla Buxheli- Fjalët e përngjitura në gjuhën shqipe- gramatika, sintaksa

Albumi muzikor i vitit

Big Basta-"N'laborator"
Bojken Lako- "Rrugë"
Djemtë e Detit- 'Epos"
Kujtim Prodani- "Me sytë nga Dera"


Publikuar: 28.05.2010 | 20:21
Lexuar: 1041 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime