Aviacioni izraelit gjatë natës sulmoi 130 caqe në Rripin e Gazës, njoftoi zëdhënësi i Armatës. Janë sulmuar xhamia në Xhabalia ku janë deponuar armë, si dhe shtëpi që shfrytëzohen si vendstrehimore e luftëtarëve dhe armëve.
Aviacioni
Sipas zëdhënësit, janë sulmuar edhe automjete që kanë transportuar raketa dhe luftëtarë të armatosur. Prej fillimit të operacionit ushtarak është vrarë një ushtar i armatës izraelite dhe 45 janë plagosur.
Qyteti Gazë është i rrethuar nga Armata izraelite me ç'rast janë ndërprerë marshutat për furnizimin e luftëtarëve të Hamasit. Sipas dëshmitarëve, Armata izraelite ka granatuar caqe në jug të Rafahit, ku janë gërmuar tunele për kontrabandim të armëve nën kufirin me Egjiptin.
Disa mijë ushtarë izraelitë me mbështetje të tankeve dhe helikopterëve, vazhdojnë të hyjnë në territorin e Rripit të Gazës, por sipas mediave amerikane, Armata izraelite nuk ka hyrë në asnjë vend të banuar palestinez.
Sipas BBC-së, njësitet e armatës izraelite përfundojnë me etapën e parë të operacionit tokësor - ndarje të Gazës në tre sektore të izoluara njëra nga tjetra.
Ndërkohë, është përforcuar bllokimi i kufirit administrativ i Gazës. Vazhdon shkatërrimi sistematik i tuneleve nëntokësore.
Përleshjet kryesore zhvillohen në pjesën veriore të Gazës ku janë sistemuar njësite elite ushtarake të Hamasit dhe pozicionet kryesore raketore.